eksperti ad

Billie Eilish është ndër këngëtaret më të reja që ka arritur të thyej rekorde në industrinë muzikore.

Kështu, përmes rrjetit social Instagram, ajo ka bërë të ditur se tashmë projekti i saj i radhës do të publikohet javën e ardhshme, shkruan Daily Mail.


“My Future, publikohet të enjten”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Imazhi i ndarë nga ajo,  e shfaqi këngëtaren me maskë mbrojtëse, ndërsa mbrapa saj dukej pamja e mrekullueshme e qytetit.

Gjatë fillimit të këtij viti, fituesja e çmimeve Grammy u bë njëra ndër artistet e reja më të njohur, në vetëm moshën 18 vjeçare.

Sidoqoftë, Billie ka shtyrë publikimin e albumit “Where Do We Go”, e cila pretendohej të lansohej gjatë pandemisë coronavirus. /Telegrafi/