LAJMI I FUNDIT:

Billie Eilish ndalon performancën në Londër pas alivanosjes së fansave nga temperaturat e larta

Billie Eilish ndalon performancën në Londër pas alivanosjes së fansave nga temperaturat e larta

Billie Eilish e ndaloi shfaqjen e saj në mes të performancës, në mënyrë që të mund të ndihmonte fansat që u alivanosën pas temperaturave të larta në Londër.

Ylli amerikan i popit është filmuar duke ndalur muzikën dhe duke u thënë fansave në O2 Arena se disa prej tyre kanë humbur ndejat dhe po i largojnë nga vendi ku po mbahej koncerti.


Pjesëmarrësit e koncerteve në ambientet me kapacitet 20,000 më pas i thonë asaj se po ‘shtyhen’ dhe po shohin se po ndihmohen nga stafi i sigurisë mes turmave të mëdha dhe temperaturave maksimale prej 23 gradë celsius.

Më pas ajo u thotë fansave që të tërhiqen nga skena gjatë turneut të saj që ajo të rifilloi koncertin.

Siguria e fansave ishte gjithashtu një shqetësim këtë muaj në një festival muzikor britanik, të cilin pjesëmarrësit e koncertit e kritikuan për menaxhimin e dobët të tij pasi mijëra të ftuar dyshohet se u shtypën ndërsa përpiqeshin t’i shpëtonin stuhive të rrëmbyeshëm të shiut.

Billie Eilish nuk është shqetësuar vetëm në arenën O2 të Londrës për sigurinë e tifozëve.

Sipas BBC, ajo ndaloi shfaqjen e saj të turneut “Happier Than Ever” në Atlanta në shkurt për t’i kërkuar sigurimit të merrte një inhalator për dikë që po përpiqej të merrte frymë.

Dhe në “Madison Square Garden” të New Yorkut, ajo u tha nëse ata fansat do të donin të uleshin gjatë koncertit të saj mund ta bënin.

Dje, fansat u panë gjithashtu duke përdorur dritat në telefon për të lajmëruar stafin e sigurisë për një person që kishte vështirësi në shfaqjen e yllit të muzikës.

Ajo falënderoi stafin e sigurisë duke thënë se i ‘vlerësoi’ ata dhe rifilloi shfaqjen pas tre minutash.

Billie Eilish bëhet performuesja më e re në historinë 23-vjeçare të Coachella
Lexo po ashtu Billie Eilish bëhet performuesja më e re në historinë 23-vjeçare të Coachella

Kishte gjithashtu shqetësime për sigurinë në Love Saves The Day në Ashton Court në Bristol më 2 dhe 3 qershor, ku gjithsej 60,000 vizitorë të festivalit kishin planifikuar të merrnin pjesë.

Ai u anulua plotësisht pas reshjeve të forta të shiut që çoi në largimin e tij që u përkeqësua vetëm kur njerëzit u përpoqën të largoheshin, teksa portat e daljes që përshkruheshin si një ‘eksod masiv’ pasi të gjithë nxituan për të shkuar në shtëpi dhe për t’u ngrohur.

“Pavarësisht kushteve sfiduese, në asnjë moment nuk u komprometua plani ynë i menaxhimit të sigurisë së ngjarjeve. Ekipi ynë punoi së bashku në mënyrë dinamike për të menaxhuar situatën dhe ndikimin e motit”, tha një zëdhënës i organizatorëve të festivalit në një deklaratë për Mirror. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Mihrije Braha: U ndjeva shumë mirë që arrita një herë “ta tradhtoja” Naimin

Magazina
Kalo në kategori