Akademia Amerikane e Filmit dhe Shkencës ka përjashtuar aktorin Bill Cosby dhe regjisorin, Roman Polanski.

Në një deklaratë të lëshuar për mediat, Akademia tha se komiteti e ka marrë vendimin “për përjashtimin nga anëtarësimi Bill Cosbyn dhe Roman Polanskin, në përputhje me standardet e sjelljes së organizatës”.

Ylli i televizioneve muajin e kaluar u dënua për sulm seksual, ndërsa Roman Polanski pranoi përdhunimin e vajzës së tij, 13-vjeçare, të cilën e kishte kryer në vitin 1977, raporton BBC.

Bill Cosby Getty Images)

Akademia ka përjashtuar nga anëtarësimi edhe regjisorin, Harvey Weinstein për shkak të akuzave të shumta të ngacmimit dhe abuzimit seksual.

Reklama

Përveç tre të përmendurve, vetëm edhe një person tjetër ishte përjashtuar prej Akademisë në historinë 91-vjeçare.

Ishte aktori Karmen Karidi, i cili në vitin 2004 ishte dëbuar për shkak se “dyshohet se i dërgoi pjesët konfidenciale të një filmi tek një mik”, i cili më pas përfundoi në internet. /Telegrafi/

Reklama