LAJMI I FUNDIT:

Biletat VIP për Kupën e Botës kushtuan 1.4 milionë dollar, shiten të gjitha në kohë rekord – FIFA pranon 1.3 milionë kërkesa për bileta të thjeshta (Foto)

Biletat VIP për Kupën e Botës kushtuan 1.4 milionë dollar, shiten të gjitha në kohë rekord – FIFA pranon 1.3 milionë kërkesa për bileta të thjeshta (Foto)

FIFA në bashkëpunim me organizatorin e Kupës së Botës kishin nxjerrë në shitje bileta që kushtojnë mbi 1 milion dollar dhe të gjitha janë shitur në kohë rekord. 

FIFA këto bileta i ka ndarë në pako të ndryshime dhe me çmimi që ndryshojnë. Më e shtrenjta kishte çmimin 1,408,800 dollar.

Në këtë pako që është VIP, blerësi mund të shikojë 19 ndeshje që zhvillohen në Luzhniki, Spartak dhe Saint Petersburg stadium.

Njëri nga stadiumet ku do të zhvillohet Botërori

Në këtë pako futet ndeshja hapëse me 14 qershor, dy gjysmëfinalet dhe finalja me 15 korrik.

Zbulohen favoritët për ta fituar Kupën e Botës: Brazili i pari, Argjentina e treta dhe Spanja e pesta (Foto)
Lexo po ashtu Zbulohen favoritët për ta fituar Kupën e Botës: Brazili i pari, Argjentina e treta dhe Spanja e pesta (Foto)

Biletat e kësaj pako në vlerë 1.4 milion dollar janë shitur të gjitha, sipas FIFA-s.

Kjo pako që është bërë për multi milionerët, ka akses në suita luksoze private, ushqim, parking dhe dhurata speciale.

Vetëm 20 bileta të tilla kanë qenë në dispozicion dhe FIFA ka njoftuar se të gjitha janë shitur.

Trofeu për të cilin do të luftojnë 32 kombëtare

Po ashtu në këtë pako futet edhe udhëtimi me aeroplan privat nga Moska në St Petersburg.

Kjo pako ka qenë e destinuar për multi milionerë, ndërsa edhe pak të tjera individuale mbeten të lira për tifozët.

‘Rusia 2018’ zhvillohet në 11 qytete, 12 stadiume – Pamjet dhe kapacitet e stadiumeve ku do të zhvillohet Kampionati Botëror (Foto)
Lexo po ashtu ‘Rusia 2018’ zhvillohet në 11 qytete, 12 stadiume – Pamjet dhe kapacitet e stadiumeve ku do të zhvillohet Kampionati Botëror (Foto)

Po ashtu sipas FIFA-s kjo në ditën e parë ka pasur kërkesa për 1,318,109 bileta.

Rusia prin me 34 për qind të kërkesave. Ndërsa fansat nga Argjentina, Peru, Meksika, SHBA-të, Kolumbia, Brazili, Egjipti, Maroku, Kina dhe Polonia, mbyllin top 10-shin e kërkesave për bileta. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori