Këngëtarja shqiptare, Besiana Kasami, e njohur për publikun si Big Mama ka qenë së fundmi në vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë.

Ajo është pritur nga kryetari i Shoqatës, humanisti Halil Kastrati, e që më pas është njoftuar me të gjithë banorët.

Artistja nga Maqedonia u shpreh e lumtur se ndodhet në mesin e tyre, duke shtuar se është në dispozicion në çdo kohë që ju duhet atyre.

Foto: Screenshot/Instagram

“Të falënderoj që ju ka shkuar mendja të më ftoni. Edhe një herë ftesa jote është gjithmonë e përgjigjur, 24 orë jam online për ty për banorët për të gjithë. Kështu që me dëshirën më të madhe kam ardhur këtu”, tha Big Mama.

“Gëzohem për të gjithë ju që keni bërë një konak në krah të Halilit, Zoti do ta shpërblejë siç është më së mirë. Shpresat nuk duhet ti humbisni asnjëherë, gjithmonë ju del një dritë”, vazhdoi më tej ajo.

Big Mama lanson këngën e re “Merri” Big Mama lanson këngën e re “Merri”

Përveç Big Mamës, në Shtëpinë e të Moshuarve kanë qenë edhe një sërë artistësh tjerë si: Gold AG, Leonora Jakupi e Capital T. /Telegrafi/