LAJMI I FUNDIT:

Bierlein: Austria do të angazhohet që Maqedonia e Veriut këtë vit të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në

Bierlein: Austria do të angazhohet që Maqedonia e Veriut këtë vit të marrë datën për fillimin e negociatave me BE-në

Kryeministri Zoran Zaev u takua me kancelaren e re të Republikës së Austrisë, Brigitte Bierlein.

Në takim, kancelarja Bierlein shprehu shpresën që Austria së shpejti do përshëndesë Maqedoninë e Veriut si anëtare e Bashkimit Evropian, njoftojnë nga shërbimi i shtypit të qeverisë.


Ajo përshëndeti raportin e fundit pozitiv të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, dhe siç tha ajo, përsëriti se vendi i saj do të vazhdojë të jetë një mik besnike dhe përkrahës e Maqedonisë së Veriut.

Sipas Bierlein, nuk ka asnjë pengesë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Kryeministri Zaev dhe kancelarja Bierlein në takimin e sotëm ranë dakord se Republika e Austrisë është një nga investitorët më të mëdhenj në Maqedoninë e Veriut, e cila është tregues i fortë i vendosjes së marrëdhënieve në mes të dyja vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori