Një fatkeqësi e përmasave të mëdha ka ndodhur në qytetin e Genoas, në mesditën e hershme të së martës është rrëzuar ura Morandi në autostradën A10.

Është raportuar për disa të vdekur (nuk ka raportime për numrin e saktë) shumë të lënduar dhe një mori të veturave të shtypuara nën rrënoja.

Distanca që veturat kanë rënë në tokë është nga rreth 100 metra.

Në shenjë solidariteti kanë reaguar edhe skuadrat italiane, të parat ishin ato të qytetit, Genoa dhe Sampdoria.

Genoa nëpërmjet një postimi ka informuar të gjithë me tragjedinë dhe ka thënë se është duke e ndjekur me kujdes gjithë situatën.

Shembet ura gjigante në Genoa, raportohet për dhjetëra të vdekur (Foto/Video) Shembet ura gjigante në Genoa, raportohet për dhjetëra të vdekur (Foto/Video)

Kurse klubi i Sampdorias i shokuar nga e gjitha kjo ka shkuar në Twitter, “pa koment”.

Në mesin e skuadrave të mëdha që reagoi më së shpejti ishte Interi, të cilët kanë shkruar:

“Italia dhe Genova janë duke u përballur me një tragjedi të madhe në këto orë. Dëshirojmë të shprehim afërsinë tonë me banorët e zonës dhe me njerëzit e përfshirë në rënien e Ponte Morand”.

Reagimi nga klubi i Milanit: “Ne jemi pranë të gjithë njerëzve të përfshirë në tragjedinë PonteMorandi në Genoa. Mendimet tona janë me familjet e viktimave, të të plagosurve dhe të shpëtimtarëve të angazhuar në këto orë në vendin e ngjarjes”. /Telegrafi/