LAJMI I FUNDIT:

Shembet ura gjigante në Genoa, raportohet për dhjetëra të vdekur (Foto/Video)

Shembet ura gjigante në Genoa, raportohet për dhjetëra të vdekur (Foto/Video)

Mediat italiane raportojnë se dhjetëra persona kanë humbur jetën në një autostradë në Genoa të Italisë, ku u shemb një urë gjigante.

Dhjetëra vetura kanë rënë në lumë, hekurudhë dhe ndërtesa  nga mbi 90 metra lartësi, kurse ura Morandi u shemb rreth orës 11:30 sipas kohë lokale, transmeton Telegrafi.


Shefi i shërbimit emergjent ka njoftuar se dhjetëra persona kanë humbur jetën, derisa Ministri italian i Transportit, e ka quajtur një tragjedi të paharruar. Ndërkaq, dëshmitarët okularë momentin e shembjes së urës e kanë krahasuar me skenat apokaliptike.

Ekipet e zjarrfikësve me ndihmën e qenve janë duke kërkuar të mbijetuarit që kanë ngecur nën rrënojat e urës së shembur, ndërsa policia me helikopter është duke kërkuar një person që ujërat e rrëmbyeshëm të lumit e kanë dërguar në një zonë tjetër.

Sipas intervistës së një dëshmitari dhënë për Sky Italia, ai pretendon se kishte parë “tetë apo nëntë” vetura mbi urë kur ajo filloi të shembet. Në videon e publikuar më poshtë dëgjohet një burrë duke bërtitur: “Oh zot”, derisa shtyllat e urës po shkatërroheshin.

Ndërkaq, Ministri italian i Transportit, Danilo Toninelli, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se kjo është një tragjedi që nuk do të harrohet dhe se nevojitet intervenimi urgjent i ekipeve kompetente.

Afro 180 metra asfalt të urës Morandi është shembur mbi një zonë industriale, dhe ekziston frika se gypat e gazit të jenë dëmtuar nga copëzat e mëdha të betonit.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në autostradën që lidh Italinë me Francës. Ndërsa, Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, ka deklaruar se qindra zjarrfikës janë duke punuar intensivisht për t’i shpëtuar personat që kanë ngecur nën rrënoja.

Ura Morandi ishte inauguruar në vitin 1967,  ndërsa riparimi i saj ishte kryer nga inxhinierët në vitin 2016. Konsiderohet si ura lidhëse mes Italisë dhe Francës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori