Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) në Shqipëri pësoi rënie me 2.4 pikë në muajin shtator, në vijim të një ecurie të luhatshme gjatë muajve të fundit.
Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, rënia e treguesit të besimit në shtator u ndikua kryesisht nga përkeqësimi i treguesit të besimit në sektorin e ndërtimit, por negativisht kontribuoi edhe rënia e besimit në sektorët e shërbimeve dhe të tregtisë.
Treguesi i besimit të industrisë dha kontribut pozitiv për shtatorin, ndërsa besimi i konsumatorëve mbeti i pandryshuar në krahasim me një muaj më parë.
Pavarësisht luhatjeve të muajve të fundit, niveli i TNE-së vijon të qëndrojë 11 pikë mbi mesataren historike.
Treguesi i besimit në ndërtim regjistroi rënie me 9.9 pikë përqindje në shtator. Megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë në nivele të larta, 18 pikë përqindje mbi mesataren historike. Rënia e besimit së u përcaktua kryesisht nga vlerësime më pak optimiste për aktivitetin aktual ndërtues.
Vlerësimi për nivelin e porosive regjistroi rënie, por në masë më të ulët. Gjithashtu, pritjet për punësimin në të ardhmen kanë regjistruar rënie. Pritjet për çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë pësuar rritje të lehtë.
Treguesi i besimit në shërbime ra me 4.6 pikë përqindje në shtator, por duke vijuar të qëndrojë mbi mesataren historike, me 19 pikë përqindje. Në rënien e besimit kontribuuan njësoj vlerësimet më pak optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, ashtu edhe për nivelin e kërkesës.
Gjithashtu, pritjet për kërkesën dhe nivelin e punësimit në të ardhmen vlerësohen në rënie nga bizneset e shërbimeve. Pritjet e tyre për ecurinë e çmimeve në të ardhmen janë ulur.
Treguesi i besimit në tregti regjistroi rënie të lehtë me 0.2 pikë përqindje në muajin shtator. Aktualisht, ky tregues qëndron 12 pikë mbi mesataren historike.
Në rënien mujore ndikuan prirjet më pesimiste për punësimin në të ardhmen. Nga ana tjetër, vlerësimet për ecurinë aktuale të biznesit të tyre shënuan rritje të lehtë. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rritje.
Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 2.3 pikë përqindje në muajin shtator, duke qëndruar aktualisht 10.4 pikë mbi mesataren historike. Bizneset e industrisë raportuan të përmirësuar si kërkesën nga kontratat porositëse vendase e të eksportit, ashtu edhe prodhimin aktual.
Gjithashtu, pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin në të ardhmen kanë regjistruar rritje në shtator, ndërsa pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen janë në rënie.
Treguesi i besimit konsumator mbeti i pandryshuar në shtator në krahasim me një muaj më parë dhe shumë pranë nivelit të mesatares së tij historike. Komponentët përbërës të treguesit të besimit konsumator këtë muaj dhanë kontribute me kahe të ndryshme: pritjet për blerjet në shuma të mëdha dhe për situatën financiare në të ardhmen u rritën, ndërsa vlerësimi për blerjet aktuale në shuma të mëdha dhe pritjet për gjendjen e përgjithshme të ekonomisë në të ardhmen u ulën. /T
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës