LAJMI I FUNDIT:

Bie eksporti iranian i naftës pas sanksioneve të SHBA-së

Bie eksporti iranian i naftës pas sanksioneve të SHBA-së

Eksportet iraniane të naftës këtë muaj kanë rënë nga shtatori përpara sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Iranit, të cilat do të fillojnë në muajin nëntor.

Sipas Refinitiv Eikon, Irani ka eksportuar 1.33 milion fuçi në ditë për vendet përfshirë Indinë, Kinën dhe Turqinë në dy javët e para të tetorit. Kjo ishte poshtë nivelit 1.6 milion fuçi në ditë në muajin shtator. Eksportet e tetorit janë një rënie e mprehtë nga 2.5 milionë fuçi në ditë eksportuar në prill përpara se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të tërhiqej nga një marrëveshje bërthamore shumëpalëshe me Iranin në maj dhe urdhëroi ri-vendosjen e sanksioneve ekonomike në vend, prodhuesi i tretë më i madh midis anëtarëve të OPEC. Sanksionet mbi sektorin e naftës në Iran do të hyjnë në fuqi më 4 nëntor.


Aktualisht një fuçi naftë po tregtohet me 71.92 dollarë. /Telegrafi/