LAJMI I FUNDIT:

Beyonce nis ceremoninë përkujtimore të Kobe Bryant me këngën e tij të preferuar “XO”

Beyonce nis ceremoninë përkujtimore të Kobe Bryant me këngën e tij të preferuar “XO”

Mbrëmë (e hënë) është mbajtur ceremonia përkujtimore e yllit të NBA, Kobe Bryant dhe vajzës së tij, Gianna.

Ata janë përkujtuar me shumë dashuri nga shumë personazhe përfshirë edhe bashkëshorten Vanessa Bryant, me të cilën ishte për më shumë se 18 vite.


Një fjalim emocionues e ka mbajtur edhe Michael Jordan, teksa shpërtheu në lot kur kujtoi mikun e tij të ndjerë.

Dhe në mesin e shumë yjeve, Beyonce ka qenë ajo e cila ka hapur ceremoninë e Kobe me këngën e preferuar të tij dhe Gianna, “XO”.

Vanessa Bryant mes lotësh kujton Kobe dhe vajzën e saj, Gianna gjatë ceremonisë përkujtimore
Lexo po ashtu Vanessa Bryant mes lotësh kujton Kobe dhe vajzën e saj, Gianna gjatë ceremonisë përkujtimore

“Jam këtu sepse e dua Kobe. Dhe kjo ishte një prej këngëve më të preferuara të tij”, ka thënë Beyonce gjersa filloi duke kënduar “XO”, projekt ky që ishte pjesë e albumit të këngëtares të vitit 2013.

Diva e muzikës botërore dhe bashkëshorti i saj, reperi Jay Z, ishin miq të vjetër të Kobe dhe Vanessa Bryant, dhe ky i fundit e kishte marrë disa herë vajzën Giannan në koncertin e Beyonce.

“Ai ishte për herë të fundit në shtëpinë time për Vitin e Ri. Një prej gjërave të fundit që më tha ‘ju do e shihni Gianna duke luajtur basketboll’. Dhe kjo ishte një prej gjërave më prekëse sepse ai ishte me të vërtetë krenar”, tha Jay Z në një deklaratë të dhënë në fillim të shkurtit.

Bryant ishte ‘një njeri shumë i mirë në një hapësirë shumë të mirë në jetën e tij”, vazhdoi më tej Jay Z.

Beyonce po ashtu e kujtoi Bryant pas vdekjes së tij me disa postime në Instagram, duke u kthyer në kohë tek momentet e lumtura të tij dhe vajzës 13-vjeçare.

Legjenda e basketbollit përndryshe ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, derisa po udhëtonte me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë për një ndeshje basketbolli në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Kalo në kategori