LAJMI I FUNDIT:

Beyonce merr vëmendjen me imazhet e reja, tregon format e bujshme të trupit në veshje të ngushtë

Beyonce merr vëmendjen me imazhet e reja, tregon format e bujshme të trupit në veshje të ngushtë

Beyonce ishte ylli i një postimi të ri të shpërndarë në llogarinë e Instagramit të markës së saj të veshjeve “Ivy Park” të enjten.

Këngëtarja 40-vjeçare – e cila mori nominimin e saj të parë për “Oscar” të martën – mahniti me dukjen, pasi kishte veshur një kostum ngjyrë rozë dhe të kuqe me mëngë të gjata, të cilat ishin një produkt i kombinuar mes “Adidas” dhe “Ivy Park” për Ditën e Shën Valentinit.


“Bey Mine”, lexonte mbishkrimi i fotografive, i cili njoftoi se koleksioni “Ivy Heart” tani është i disponueshëm në faqen e internetit të “Adidas” dhe në pikat zyrtare të shitjeve të markës në mbarë botën, shkruan DailyMail.

28-herë fituesja e çmimit “Grammy” tronditi fansat me pamjen e saj të re, si një bionde me flokët në stilin bob.

Këngëtarja e hitit “Crazy In Love” kishte vënë rimel të theksuar në kapakët e syve të saj, duke nxjerrë në pah sytë e saj ngjyrë kafe.

Kostumi në fjalë i cili kushton rreth 140 dollarë – është miqësor me mjedisin dhe i bërë pjesërisht me përmbajtje të ricikluar ‘të krijuar nga mbetjet e prodhimit, p.sh. prerja e mbetjeve dhe mbetjet shtëpiake pas konsumit për të shmangur ndikimin më të madh mjedisor të prodhimit të përmbajtjes së virgjër”.

Beyonce u dha fansave të saj një pamje të theksuar të linjave të trupit me fotografitë e realizuara në këndvështrime të ndryshme.

Një ditë më parë, marka publikoi gjithashtu një imazh të ri të këngëtares, të veshur me një veshje në vlerë 160 dollarë.

Në fillim të kësaj jave, Beyonce publikoi një video promovuese ku ajo shfaqi një sërë pamjesh nga koleksioni.

Interpretuesja e hiteve “Single Ladies” trego vetëbesim në ekspozimin e formave të trupit në veshjet me material latex dhe lëkure të gjarprit.

Fushata e saj e fundit për reklamimin e veshjeve të reja përfshin yjet e famshëm si: aktorin Tyson Beckford, supermodelen Shu Pei, aktoren dhe modelen Karrueche, këngëtaren Troye Sivan dhe Naomi Watanabe.

Ka qenë një javë e mrekullueshme për këngëtaren, e cila përveç publikimit të koleksionit të ri të veshjeve, mori edhe nominimin e saj të parë për “Oscar” në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale”.

Beyonce ka punuar me kompozitorin Dixson në këngën “Be Alive” për filmin “King Richard”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

“Si ia bën? Ke tre muaj pa bërë gjë”, përgjigjja “perlë” e Julit ndaj Eglës

Magazina
Kalo në kategori