LAJMI I FUNDIT:

Beyonce bën realitet ëndrrën e një çifti – ua zbulon gjininë e fëmijës live në skenë

Beyonce bën realitet ëndrrën e një çifti – ua zbulon gjininë e fëmijës live në skenë

Beyonce i dha një çifti që ndoqi koncertin e saj një nga netët më të paharrueshme të jetës së tyre gjatë turneut botëror “Renaissance” në Këln të Gjermanisë.

Ndërsa performonte në RheinEnergieStadion të qytetit, këngëtarja vuri re një shenjë në turmë, e cila po mbahej nga një çift, i cili iu lut ‘Queen B’ të bënte zbulimin e gjinisë së tyre live në skenë.


“Dua ta bëj siç duhet, sepse që në fillim të spektaklit kam parë këtë shenjë që thotë: “Zbuloje gjininë e fëmijës tim”.

Siç dëshmohet nga klipi prej 30 sekondash, këngëtares i dorëzohet letra nga një prej balerinëve të saj.

Beyonce mahnit me paraqitjen, ndërsa publikon pamje nga turneu i "Renaissance"
Lexo po ashtu Beyonce mahnit me paraqitjen, ndërsa publikon pamje nga turneu i "Renaissance"

Ndërsa turma mbante frymën, ikona e muzikës hapi letrën dhe ndaloi pak me një buzëqeshje në fytyrë para se të thoshte: “Vajzë”.

Foto: Screenshot/Instagram

Turma shprehu kënaqësinë e tyre për zbulimin dhe brohoriti ndërsa Beyonce uroi çiftin: “Urime! Urime”.

Beyonce ka nisur me turneun e saj nëpër vende të ndryshme nëpër botë për më shumë se një muaj.

Foto: Screenshot/Instagram

Turneu është planifikuar të përfundojë me një performancë në Caesars Superdome në New Orleans më 27 shtator. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by Beyoncé (@beyonce)