LAJMI I FUNDIT:

A besuan ndonjëherë në ekzistencën e Babadimrit VIP-at tanë? (Foto)

A besuan ndonjëherë në ekzistencën e Babadimrit VIP-at tanë? (Foto)

Festat e fundvitit janë shumë emocionuese për të gjithë, veçanërisht për fëmijët, të cilët mesi presin që Bredhi i Vitit të Ri të jetë i mbushur plot e për plotë me dhurata poshtë tij.

Të gjithë e dinë legjendën e njohur të Babadimrit. Plaku me kostum të kuq e me mjekër të bardhë, ishte ai i cili na “detyronte” të silleshim mirë për gjatë gjithë vitit, vetëm e vetëm që në fund të vitit të merrnim dhuratën e tij, kështu të paktën na bënin prindërit të besonim kur ishim fëmijë.


Me këto mendime e kanë kaluar shumë njerëz fëmijërinë, por që ngadalë me rritjen, fillon dhe kupton që një krijesë e tillë ka qenë vetëm një fantazi.

Një gjë e tillë u ka ndodhur edhe VIP-ave tanë. Kur ata ishin të vegjël, shumica prej tyre kanë besuar në ekzistencën e Babadimrit, gjersa disa prej tyre preferojnë që të besojnë se ai “ekziston” edhe sot, për të marrë në këtë mënyrë dhuratën e tij.

Telegrafi ka realizuar një hulumtim të veçantë për këtë fundvit, duke pyetur me rend shumë prej figurave të njohura publike, se a kanë besuar ndonjëherë ata në ekzistencën e Babadimrit? Dhe në fakt, përgjigjja e shumë prej tyre ishte befasuese.

BIM BIMMA

“Sigurisht që ne gjenerata para luftës nuk kemi pasur ëndrra të tilla, gjersa edhe vet prindërit na kanë mësuar qysh në fëmijëri që dhuratat poshtë bredhit nuk janë nga Babadimri, por ato na I kanë sjell ata vetë. Duke qenë se edhe jam rritur në familje myslimane, gjithmonë jam mësuar me idenë që Babadimri është vetëm një legjendë e Krishtlindjeve”.

LYRICAL SON

‘Fatkeqësisht ndoshta jo siç do fëmijë, pasi shumë i vogël e kamë ditur që është e jo e vërtetë ekzistenca e Babadimrit. Mirëpo mbaj mend si fëmijë i vogël ku kam shkuar në një qendër të blerjeve në Prishtinë, dhe në banjo kam parë një plak të madh me mjekërr, me kapele, me veshje me të gjitha, dhe aty më është shfryrë e gjithë fantazia ime për Babadimrin, dmth e kam kuptuar që është ‘gënjeshtër'”.

GETINJO

“Kam besuar kur kam qenë fëmijë, por pastaj e kam kuptuar që nuk egziston, por me gjithë qef do vishesha si Babadimër për të gëzuar ndonjë fëmijë”.

KIDA

“Kam besuar kur kam qenë ndoshta shumë e vogel , por nuk më kujtohet momentalisht ndonjë storie e veçantë lidhur me eksistencën e babadimrit”.

ERMAL FEJZULLAHU

“Nuk është vetëm besimi, pasi që me rritjen njeriu e kupton në të vërtetë se çfarë është Babadimri. Ne në kohën tonë nuk kemi pasur ndonjë Babadimër që vjen në shtëpi për të sjell dhurata siç kanë fëmijët sot, mirëpo prapëseprapë e kemi shijuar legjendën e bukur t ë tij. Ndërsa mua më vjen mirë që fëmijët sot kanë mundësinë që të marrin dhurata nga babadimri që u vjen në shtëpi, ose nëpër organizimet e ndryshme shkollore. Është bukur të besosh në një ndjenjë të tillë…”

2PO2

“Jo, nuk kam besuar asnjëherë në ekzistencën e Babadimrit”.

DIELLZA KOLGECI

“Si të gjithë fëmijët normalisht që edhe unë kam besuar në Babadimër, madje edhe sot preferoj të besoj në ekzistencën e tij, sepse edhe si i rritur është mirë të besosh në një energji të tillë pozitive. Sa herë që vjen periudha e fundvitit, unë në fakt mund të them se ‘shndërrohet’ në një fëmijë që i ka shumë qejf dhuratat dhe Babadimrin, edhe pse në fund të fundit Babadimër ngelet…”

MAJK

“Kam besuar në Babadimër kur kam qenë shumë i vogël, por më pas kur u rrita sigurisht që jo. Më duket se këtë vit do të bëhem vet Babadimër, do t’I hap vet të gjitha dhuratat”.

GENTA ISMAJLI

“Në Babadimrin e Vitit të Ri kam besuar kur kam qenë shumë e vogël, sepse më ka pëlqyer gjithmonë të marrë dhurata, por sigurisht që me kohë e kam kuptuar se ai është vetëm një legjendë. Prapëseprapë jam e lumtur që festat e fundvitit na sjellin gjithnjë imazhin e tij”.

MORENA TARAKU

“Ndoshta kam besuar kur kam qenë më e vogël, mirëpo e kam parë më vonë që është diçka që nuk ekziston. Mbaj mend që kur isha e vogël merrja dhuratë nga Babadimri që më porosiste babai, mirëpo unë sërish e dija se ai nuk ishte i vërtetë. Po sido që të jetë sot e asaj dite unë kur shoh Babadimrin mallëngjehem dhe ‘kthehem’ sërish në fëmijë. Jam e lumtur kur shoh një krijesë aq paqësore siç është Babadimri i Vitit të Ri”.

ZANFINA ISMAILI

“Kam besuar një kohë kur isha shumë e vogël, por me t’u rritur humbi ndjenja e Babadimrit që vie te dera”.

GJIKO

“S’kam qenë femijë i zakonshëm dhe gjithashtu as fëmijëria ime s’ka qenë e zakonshme, e di që s’kam besuar asnjëherë në Babadimër, por e mbaj në mend një histori të cilën ma kujton familja gjithmonë në festat e fundvitit, se si i mashtroja fëmijët e lagjes duke u maskuar si i tillë”.

MOZZIK

Po normal, kur isha fëmijë familja para orës 12 të ndërrimit të moteve me datën 31, linte dhurata te dera ime gjithmonë unë me shpresë që do ta takoj ndonjëherë. Personalisht do më pëlqente edhe të vishesha si Babadimër për të gëzuar ndonjë fëmijë”. /Telegrafi/

 

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori