LAJMI I FUNDIT:

Bernardo Silva i jep ultimatum Barcelonës, pasi ka një super ofertë në tavolinë

Bernardo Silva i jep ultimatum Barcelonës, pasi ka një super ofertë në tavolinë

Bernardo Silva është në Kampionatin Botëror me Kombëtaren e Portugalisë, por ai vazhdon të mendojë për të ardhmen e tij.

Mesfushori portugez ishte objektivi kryesor i Barcelonës në afatin kalimtar veror, por në fund nuk u gjet një marrëveshje mes palëve.


28-vjeçari edhe më parë ka pranuar se ëndërron të luaj për Barcelonën dhe ende nuk ka hequr dorë nga ajo ëndërr.

Sipas asaj që ka raportuar gazeta katalunase Sport, Bernardo Silva i ka vendosur Barcelonës një ultimatum që të tentojnë transferimin e tij në janar.

Deri te ky ultimatum Bernardo Silva ka ardhur pasi ka në tavolinë një ofertë për rinovimin e kontratës nga Manchester City.

Kampioni në fuqi i Anglisë i ka ofruar rinovimin e kontratës portugezit deri në verën e vitit 2027 me një pagë të dyfishuar.

Aktualisht reprezentuesi portugez fiton rreth pesë milionë euro, por me kontratën e re paga e tij do të jetë rreth 10 milionë euro.

Gjithsesi tani i mbetet Barcelonës të tentojë me një ofertë në drejtim të Cityt për lojtarin me kampionin anglez që e vlerëson rreth 70 milionë euro Bernardo Silvan. /Telegrafi/