LAJMI I FUNDIT:

Berisha nënshkruan kontratë profesionale

Berisha nënshkruan kontratë profesionale

Mërgim Berisha po i hedh me shpejtësi hapat në karrierën e tij.

Sulmuesi i talentuar me origjinë nga Kosova, vetëm 18 vjeç, ka shënuar 11 gola me Liferingun në divizionin e dytë austriak dhe 7 gola me Salcburgun në UEFA Youth League, në pak muaj këtë sezon.


Kjo ka bërë që Salcburgu t’i firmosë një kontratë profesionisti, deri në vitin 2020, ndërkohë që e ka marrë me vete në Dubai, për fazën përgatitore të janarit.

Gjithashtu, Berisha do të vazhdojë të jetë i regjistruar edhe te Liferingu, ndaj mund të aktivizohet aty sa herë të jetë e nevojshme.

Kristof Frojnd, drejtori sportiv i Red Bulls, thotë: “Mërgimi është zhvilluar jashtëzakonisht në muajt e fundit, ka potencial të madh dhe nëse punon shumë, ai mund të ndjekë rrugën e disa lojtarëve para tij, që janë rritur tek akademia jonë, kanë kaluar nga Liferingu dhe janë bërë të rëndësishëm në ekipin e parë”.

Vetë Berisha deklaron: “Luaj prej moshës 10 vjeç në këtë klub dhe jam shumë i kënaqur që kam firmosur kontratë profesionisti. Ndihem shumë mirë në këtë klub, ndaj ishte e thjeshtë për mua të merrja vendimin për të qëndruar këtu”.

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori