LAJMI I FUNDIT:

Berisha kërkon largimin nga Augsburgu, klubi gjerman pritet ta shesë pesë herë më shtrenjtë se sa e bleu

Berisha kërkon largimin nga Augsburgu, klubi gjerman pritet ta shesë pesë herë më shtrenjtë se sa e bleu

Mërgim Berisha ka mbetur pjesë e skuadrës gjermane Augsburg pas huazimit një vjeçar nga Fenerbahce.

Augsburg kishte opsionin për blerjen e futbollistit për vetëm katër milionë euro, shumë më e ulët se sa vlera aktuale e futbollistit në tregun e transferimeve.


Megjithatë e ardhmja e Berishës nuk pritet të jetë te kjo skuadër pas paraqitjeve fantastike në sezonin e fundit.

Fenerbahce njofton largimin e dy shqiptarëve, Berisha blihet nga Augsburgu
Lexo po ashtu Fenerbahce njofton largimin e dy shqiptarëve, Berisha blihet nga Augsburgu

25-vjeçari në 23 ndeshje në Bundesliga realizoi nëntë gola dhe dhuroi katër asistime, duke zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha gjermane se sa Augsburg.

Augsburgu po shpreson ta shes këtë verë lojtarin, pasi dëshira e vet Berishës është që të largohet për të bërë një hap para në karrierë.

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë
Lexo po ashtu Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Revista gjermane Kicker ka raportuar se VfL Wolfsburg mund të jetë skuadra e ardhshme e Berishës, pasi klubi bardhegjelbër ka shprehur interesim për transferimin e kosovarit me pasaportë gjermane.

Augsburg synon që nga shitja e Berishës në afatin kalimtar veror të fitojë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori