LAJMI I FUNDIT:

Bëri status për Bregovicin dhe mori si kundërpërgjigje ofenduese gishtin e mesit me ngjyrë, Adriana Matoshi nervozohet me ndjekësen

Bëri status për Bregovicin dhe mori si kundërpërgjigje ofenduese gishtin e mesit me ngjyrë, Adriana Matoshi nervozohet me ndjekësen
Foto: Adriana Matoshi/Instagram

Ka tash e sa ditë që po vazhdon të përflitet ftesa që i është bërë këngëtarit boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic, që të jetë pjesë e “Festës së Birrës” në Korçë.

Emra të shumta të muzikës kanë reaguar në lidhje me këtë çështje, shumë prej tyre kanë kërkuar edhe bojkot të festivalit.


Pas Vesa Lumës, Big Bastës, reperit Stresi, Besa Kokëdhimës e shumë të tjerëve, një reagim i radhës erdhi edhe nga aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi.

Vesa Luma ironizon duke publikuar fotografi nga dekorimi i Goran Bregovicit në Serbi: Urime urime
Lexo po ashtu Vesa Luma ironizon duke publikuar fotografi nga dekorimi i Goran Bregovicit në Serbi: Urime urime

Adriana e cila njëherësh është deputete e Kuvendit të Kosovës, ka publikuar në InstaStory shkrimin që njofton ardhjen e Bregovicit në Shqipëri, teksa në mbishkrimin e saj kishte një porosi për kolegët artistë.

Ardhja e përfolur e Goran Bregovicit në Shqipëri - vijnë reagime të shumta nga artistët shqiptarë
Lexo po ashtu Ardhja e përfolur e Goran Bregovicit në Shqipëri - vijnë reagime të shumta nga artistët shqiptarë

“Artistë të Shqipërisë, sidomos ju që keni influencë të madhe, mos t’ju vijë keq që të bëni nga një storje! Asgjë nuk humbisni, veç çka na merrni zemrën më shumë”, ka shkruar Matoshi në InsatStory.

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Por kjo thirrje e saj duket se është “hedhur poshtë” nga një ndjekëse, e cila i ka replikuar aktores, duke i dërguar një emoji ofendues me gishtin e mesit – një emoji të errët, me të cilin ka dashur ta thumbojë për faktin se i dashuri i saj, Keith Groeneveld, është me ngjyrë.

Një gjest i tillë e ka nervozuar aq shumë aktoren, e cila nuk është kursyer aspak dhe ka vendosur që menjëherë mesazhin ta ndajë me fansat e saj, duke ia shfaqur edhe identitetin ndjekëses e cila u shpreh në këtë mënyrë. /Telegrafi/

Foto: Adriana Matoshi/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Magazina
Finalja e BBVA 3, Julian Deda dhe Heidi Baci në televotim

Finalja e BBVA 3, Julian Deda dhe Heidi Baci në televotim

Magazina
Meriton Mjekiqi largohet i pari nga pesë finalistët, humb garën për çmimin e madh

Meriton Mjekiqi largohet i pari nga pesë finalistët, humb garën për çmimin e madh

Magazina

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Xhensila reagon pas këngës së fundit të Besit me Elin: Fajin ty ta hedh, edhe vetes t'i besosh

Magazina
“Jam në një proces gjyqësor me dy persona” – Sara Gjordeni habit me deklaratën në Tapetin e kuq të natës finale

“Jam në një proces gjyqësor me dy persona” – Sara Gjordeni habit me deklaratën në Tapetin e kuq të natës finale

Magazina
Kalo në kategori