LAJMI I FUNDIT:

Berbatov: Sancho nuk do të mendohet dy herë për t’iu bashkuar Unitedit

Berbatov: Sancho nuk do të mendohet dy herë për t’iu bashkuar Unitedit

Jadon Sancho vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Manchester United për afatin kalimtar të verës.

Pas shkëlqimit me Borussia Dortmundin në dy vitet e fundit, Sancho është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane.


Ish-sulmuesi i Manchester United, Dimitar Berbatov thotë se Sancho nuk do të mendohej dy herë për t’iu bashkuar Djajve të Kuq.

“Është folur shumë për transferimin e Sanchos te United dhe mendoj se nëse varet nga vet ai nuk do të mendohej dy herë për transferimin në Old Traford”.

“E kam thënë edhe më parë, ai ka cilësinë, ritmin dhe shënon e asiston shumë dhe mendoj se nëse do të transferohej në Ligën Premier do të luante më shumë edhe në Kombëtare”, deklaroi Berbatov.

Tutje ish-sulmuesi bullgar thotë se edhe nëse do të transferohej tek një skuadër tjetër Sancho, atëherë ai duhet të shkojë tek një ekip ku luan rregullisht.

“Nëse ai shkon në ndonjë klub duhet të shkojë vetëm ku luan rregullisht pasi në këtë mënyrë do të rritej më shumë”.

“Gjithashtu lojtarët anglez kur luajnë jashtë Ligës Premier dëshirojnë në çdo moment të kthehen dhe besoj që Sancho do të rikthehet këtë verë në Angli”, përfundoi Berbatov. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori