LAJMI I FUNDIT:

Bentancur rinovon kontratën me Juventusin

Bentancur rinovon kontratën me Juventusin
Rodrigo Bentancur (Foto: Claudio Villa/Getty Images for Lega Serie A/Guliver)

Rodrigo Bentancur e ka rinovuar edhe zyrtarisht kontratën me Juventusin edhe për dy vit . të tjera

Mesfushori uruguaian e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2024 me Zonjën e Vjetër, derisa ajo e vjetra skadonte në qershor të vitit 2022.


21-vjeçari u transferua në vitin 2017 te skuadra torineze nga Boca Juniors, duke treguar një formë të lartë për këto tri vitet e kaluar në Allianz Stadium.

Të gjitha lajmet nga Rodrigo Bentancur
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Rodrigo Bentancur

Mesfushori i talentuar deri më tani ka bërë 40 paraqitje në të gjitha garat për Juventusin, gjersa ka shënuar dy gola, ka bërë tri asistime dhe ka luajtur 2.724 minuta.

Vlera e Bentancur në tregun e transferimeve është 35 milionë euro, ndërsa italianët kishin paguar rreth 12 milionë euro për shërbimet e tij para tri vitesh. /Telegrafi/