LAJMI I FUNDIT:

Beniada ngacmon Einxhelin në lidhje me Dagz, përpiqet ta bëjë xheloze

Beniada ngacmon Einxhelin në lidhje me Dagz, përpiqet ta bëjë xheloze
(Foto: Screenshot/TopChannel/BBV)

Gjatë kohës sa DJ Dagz ndodhej brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ai krijoi një lidhje dashurie me Einxhel Shkirën.

Muzikanti nga Kosova tashmë është larguar nga shtëpia e famshme, ndërsa e dashura e tij ndodhet akoma brenda.


Ndërsa gjatë një bashkëbisedimi ndërmjet Einxhel dhe Beniadës, kjo e fundit e ka ngacmuar lidhur me temën e xhelozisë.

View this post on Instagram

A post shared by Arbër. (@dj_dagz)

Në një ndër bisedat midis Einxhel dhe Beniadës nuk mungoi as emri i Dagzit. Beniada u mundua ta ngacmonte Einxhelin në një temë të rëndësishme siç është xhelozia.

Einxhel flet për lidhjen me DJ Dagz: I ka kaluar pritshmërit e mia për një mashkull
Lexo po ashtu Einxhel flet për lidhjen me DJ Dagz: I ka kaluar pritshmërit e mia për një mashkull

“Mendon se në këtë kohë që nuk je ti afër Dagzit ta kontrollosh… Mund ta ketë ngacmuar ndonjë gocë, dy, tri, disa goca”, i ka thënë Beniada.

“Do çuditesha nëse do e kishte ngacmuar vetëm një, do më vinte keq për të… Unë jam këtu brenda”, është përgjigjur Einxhel me shaka dhe pozitivitet në pyetjet ngacmuese.

Ndërkohë, Beniada ka vazhduar t’i thotë se femrat tjera e dinë që është në një lidhje, teksa Einxheal ia ka kthyer se kjo nuk i pengon që të tentojnë. /Telegrafi/


* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.