LAJMI I FUNDIT:

Benfica kalon në avantazh, por vjen reagimi i Bayernit (Video)

Benfica kalon në avantazh, por vjen reagimi i Bayernit (Video)

Benfica ka kaluar në epërsi kundër Bayern Munichut në ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Eliseu shfaqi teknikën e tij brilante dhe dhuroi një harkim të mrekullueshëm në zonë, të cilin Raul Jimenez e konvertoi në gol (27’).


Mirëpo, reagimi i bavarezëve ishte i shpejtë. Arturo Vidal e barazoi rezultatin duke shfrytëzuar një top të kthyer.

Bayerni është në rrugë të mirë për të shkuar në gjysmëfinale, pasi tash Benfica duhet të fitojë me dy gola epërsi. /Telegrafi/