LAJMI I FUNDIT:

Bënë debutimin si çift në tapetin e kuq – reagimi befasues i ish-bashkëshortes së Ben Affleck, Gwyneth Paltrow

Bënë debutimin si çift në tapetin e kuq – reagimi befasues i ish-bashkëshortes së Ben Affleck, Gwyneth Paltrow

Ish-bashkëshortja e Ben Affleck, Gwyneth Paltrow, i ka dhënë vulën e miratimit në paraqitjen e parë publike përkrah Jennifer Lopez në tapetin e kuq.

Dyshja bënë debutimin si çift pas shumë vitesh rikthim mbrëmë në Festivalin e Filmit në Venecia.


Gwyneth ishte në mesin e atyre që komentoi fotografitë e çiftit të dashur duke ecur së bashku para kamerave.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)

Në një nga imazhet kur po shkëmbenin puthje me njëri-tjetrin, Paltrow tregoi mbështetjen duke shkruar, “Mirë, kjo është e lezetshme”.

Ben dhe Gwyneth filluan takimet në 1997, në një darkë të organizuar nga regjisori Harvey Weinstein.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bëjnë debutimin si çift në tapetin e kuq - shfaqen së bashku në Festivalin e Filmit në Venecia
Lexo po ashtu Jennifer Lopez dhe Ben Affleck bëjnë debutimin si çift në tapetin e kuq - shfaqen së bashku në Festivalin e Filmit në Venecia

Çifti i atëhershëm vazhdoi të luante në dy filma së bashku: “Shakespeare In Love”, i cili i dha aktores çmimin ‘Oscar’ dhe “Bounce”.

Të njëjtit ishin në lidhje për tre vjet midis 1997 dhe 2003.

Gwyneth Paltrow dhe Ben Affleck (Foto: Stephane Cardinale/Sygma via Getty Images)

Gwyneth pastaj u martua me personazhin e “Coldplay”, Chris Martin në 2003 dhe ata mirëpritën dy fëmijë, por u ndanë në 2014.

Aktorja tani është martuar me bashkë-krijuesin e “American Horror Story”, Brad Falchuk.

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez (Foto: Getty Images)

J.Lo nga ana tjetër u bashkua me Affleck pas ndarjes nga i fejuari i saj, Alex Rodriguez.

Ata më parë kanë qenë të fejuar nga 2002, të cilët u ndanë në 2004. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori