Belegu ka zbuluar për Anadolu Agency se aplikimi është dorëzuar më 5 shkurt, gjatë vizitës së delegacionit të FBK-së në FIBA dhe se pritet përgjigja pozitive, dhe se ai pret përgjigje pozitive.

“Gjatë vizitës që i bëmë FIBA-s, u mirëpritëm nga sekretari gjeneral Patrick Baumann dhe president I FIBA Evropës, njëherësh nënkryetar I FIBA-s, Turgay Demirel”.


“Ne parashikojmë lajme të mira nga FIBA, sepse gjatë mbledhjes të dyja palët jemi pajtuar që nuk ka arsye për t’u refuzuar Federata e Basketbollit e Kosovës, pas edhe pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës”, ka thënë Belegu për “Anadolu Agency”.

“Sinqerisht, mendoj se zyrtarët e federatës serbe nuk kanë pasur asgjë personalisht kundër nesh mirëpo kjo ka qenë e lidhur me politikën e cila po bëhet në të dyja shtetet, prandaj pres që në të ardhmen të kemi edhe ndonjë përkrahje nga ata, pse jo, konkretisht mendoj në aplikimin dhe pranimin tone”.

“Ata nuk kanë të drejtë vote sepse bëhet fjalë për procedurat të cilat duhet të përmbushen sipas kërkesave të statutit të FIBA-së dhe jo sipas kërkesave të ndonjë federate të caktuar” shpjegon Belegu. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app