Sukseset për artisten shqiptare me famë botërore, Dua Lipën, duket se nuk kanë të ndalur.

Ajo u bë e ditur se u nominua në gjashtë kategori të “Grammy Awards 2021”, ku tre prej tyre janë më kryesoret.


“Regjistrimi i muzikës më të mirë”, “Albumi i vitit” dhe “Kënga më e mirë e vitit”, janë çmimet kryesore në të cilat Dua do të mund të triumfojë.

Ndërkaq, sukseseve të këngëtares nga Kosova i është gëzuar edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ai ka publikuar një fotografi përkrah Lipës, ku thekson se të gjithë shqiptarët janë krenarë për këtë yll të madh.

“Pas 6 nominimeve Grammy, Dua Lipa është në mesin e yjeve me më së shumti nominime dhe në kategoritë më të rëndësishme. Të gjithë shqiptarët janë krenarë për këtë yll të madh”, ka shkruar ai në Facebook.

Dizajn pa titull 2  1 Foto: Instagram

Kujtojmë se Dua Lipa është nominuar aq sa dy yjet e muzikës po, Beyonce dhe Taylor Swift. /Telegrafi/