LAJMI I FUNDIT:

Bëhet viral momenti kur Harry Styles e ndalon koncertin për të këshilluar fansen që të braktisë të dashurin që e tradhtoi

Bëhet viral momenti kur Harry Styles e ndalon koncertin për të këshilluar fansen që të braktisë të dashurin që e tradhtoi

Një pjesëmarrëse e koncertit mbeti e habitur pasi Harry Styles e këshilloi të linte të dashurin e saj, i cili dyshohet se kishte tradhtuar.

Vajza me emrin Cecilia Cavalcanti vendosi të marrë pjesë në koncertin e Styles ‘Love on Tour’ në Gjermani të mërkurën, shkruan DailyMail.


21-vjeçarja nga Austria kishte arritur të shkonte drejt pjesës së përparme të seksionit në këmbë në stadiumin Olimpik të Mynihut.

Një video prekëse tregon Styles që ndalon koncertin e tij për të marrë pyetje nga fansat dhe vëren shenjën që Cecilia mbante në duar.

Të gjitha lajmet nga Harry Styles
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Harry Styles

Në tabelen e madhe shkruhej: ‘Ai më tradhtoi. A duhet ta fal?’.

Kantautori, 29 vjeç, u përkul për t’iu drejtuar Cecilias, duke i thënë: ‘A do të dëshironit ta çoni këtë hetim në publik?’.

Ndërsa Styles i tregon turmës se çfarë thotë tabela, pothuajse 70 mijë fansat filluan të brohorisnin unanimisht duke thënë: ‘Lëre atë. Lëre atë’.

Megjithatë, Styles ndaloi turmën për t’iu drejtuar Cecilias me zemër të thyer, duke e pyetur: ‘Kush është ky person, sa kohë keni që jeni bashkë?’.

Cecilia rrëfeu për yllin: ‘Ai është një i dashur i mirë, gati pesë vjet, ai thotë se i vjen keq’.

Më pas këngëtari e përmbyll diskutimin duke e këshilluar të renë austriake të bëjë atë që e bën të lumtur.

Cecilia më pas hyri në rrjetet sociale për të ndarë momentin e koncertit, duke shkruar: ‘Faleminderit, Harold (dhe 70 mijë njerëzit në Mynih N1) për këshillën tuaj!’.

Videoja mori mbi 280,000 shikime me më shumë se dy mijë komente, pasi shumë fansa e pëlqyen këtë diskutim midis Styles dhe Cecilia.

Styles është aktualisht në “Love On Tour” të tij 2023 dhe do të performojë për 70 mijë fansa në stadiumin Murrayfield në Edinburg të premten dhe të shtunën e ardhshme.

Artisti është i njohur për këshillat që iu jep fansave gjatë koncerteve të tij që kryesisht kanë të bëjnë me lidhjet e dashurisë./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Kalo në kategori