LAJMI I FUNDIT:

Bëhet realitet ëndrra e Lukakut për të biseduar me Adrianon: Së bashku do të shënonim 70 gola në sezon

Bëhet realitet ëndrra e Lukakut për të biseduar me Adrianon: Së bashku do të shënonim 70 gola në sezon

Romelu Lukaku kishte një ëndërr që u bë realitet, kur foli sot me idhullin e tij Adrianon, duke diskutuar për debutimet e tyre me Interin, ndërsa ajo që ra në sy më shumë tek tifozët ishte se dyshja së bashku thanë se do të shënon 70 gola.  

Lukaku gjithmonë ka thënë që një nga heronjtë ishte Adriano, kështu që llogaria zyrtare e Interit në Instagram, arriti t’i bënte bashkë dhe të kishin një bisedë.

“Kjo është një ëndërr e realizuar për mua”, ka thënë Lukaku.

“Ai ishte idhulli im si fëmijë dhe bëri gjëra të mëdha si për Interin ashtu edhe për Brazilin. Imagjinoni sikur të luanim së bashku, do të shënonim 70 gola në sezon! Unë do të doja të ndiqja hapat e tu këtu në Inter”, ka thënë Lukaku për Adrianon.

Adriano e pyeti se si vendosi belgu për Interin, kur vendosi të largohej nga Manchester United.

“Kur erdhi mundësia për të shkuar në Itali, unë mendova për Interin. Unë isha i dashuruar me ekipin që fitoi të gjitha ata trofe dhe kishte sulmues të shkëlqyeshëm”.

“Java e parë ishte e ndërlikuar, sepse Seria A është shumë taktike, kështu që më duhej të njihesha me lëvizjet”.

“Doja të shkoja te Interi pas Anglisë, pasi isha kurioz të provoja futbollin këtu. Finalja e parë evropiane që pashë ishte Kupa e UEFA-s e vitit 1998, ajo paraqitjet jashtëzakonshme e Ronaldos … Kam menduar gjithmonë, nëse do të shkoja në Itali, do të luaja për Interin”.

“Pas situatës që pata në Angli, ishte e rëndësishme për mua të kaloja në një klub që do të më ndihmonte. Jam i lumtur këtu dhe familja ime po ashtu”

Të dy shkëmbyen përshtypjet e tyre të para për Stadiumin Giuseppe Meazza.

“Unë isha në ankth, ishte një ëndërr e realizuar dhe tifozët më dhanë një mirëseardhje të ngrohtë. Unë i shikoja më shumë ata sesa topin”, rrëfen Adriano.

“Është e vërtetë!”, u përgjigj Lukaku. “Unë së pari shikova familjen time në shkallët  stadiumit, pastaj tifozët, vetëm më vonë në fushë”.

Adriano i uroi cdo të mirë trashëgimtarit të tij me fanellën nerazzurro.

“Ju keni marrë vendin tim! Jam i lumtur që Interi nënshkroi me ju, pasi ju jeni një sulmues i shkëlqyeshëm dhe ju dëshiroj më të mirën”.

“Interi është si një familje dhe një lojtar e ndjen atë. Unë pres gjëra të mëdha nga ju!”, i tha në fund Adriano belgut. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori