LAJMI I FUNDIT:

Begaj tregon pse dështoi takimi me Abdixhikun

Begaj tregon pse dështoi takimi me Abdixhikun

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka treguar pse ka dështuar takimi mes tij dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se takimi ishte paraparë të mbahej në tempullin e demokracisë në Kuvendin e Kosovës, dhe se ftesat u ishin dërguar që të tre liderëve të partive opozitare të ishin të pranishëm bashkërisht.

Dështimi i takimit Begaj-Abdixhiku, kritikohet kryetari i LDK-së për “skandal politik e diplomatik"
Lexo po ashtu Dështimi i takimit Begaj-Abdixhiku, kritikohet kryetari i LDK-së për “skandal politik e diplomatik"

“Këtë kisha qëllim, por fatkeqësisht nuk arrita. LDK në përgjigjen e saj ka thënë se do të isha i mirëpritur në zyrat e tyre”, tha Begaj në një intervistë për emisionin “RTK PRIME”, në Televizionin Publik të Kosovës.

“Doja të bisedonin bashkë, si vëllai më vëllanë, dhe ftesa ime ishte e sinqertë për të gjithë, dhe doja që çdo takim dhe diskutim të bëhej në nivelin që i takon presidentit të republikës”.

Ndërkohë, nga LDK-ja në një prononcim për Telegrafin kanë thënë se shprehin keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë.

“Për dallim nga krerët institucional paraprak të Shqipërisë, presidentët e shkuar, kryeministrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qendrore të saj.

Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë.

LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar – siç ka qenë përherë”, kanë thënë nga ky subjekt politik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Digjen dy vetura me targa serbe në veri

Kronika e Zezë
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura

Shëndetësi
Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Bajrami: Vazhdon korropsion, vetëm të premtën janë publikuar katër kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori