eksperti-banner

Moderatorja e njohur, Kiara Tito është aktualisht një prej banoreve më të komentuara të Big Brother VIP Albania.

Lidhja e saj me këngëtarin Luizi Ejlli brenda shtëpisë së famshëm ka marr vëmendje të madhe të publikut dhe çdo veprimi i tyre shikohet e pritet me kureshtje.


Në spektaklin e sotëm (e martë), Kiara kishte radhën për të bërë rrëfimin e saj personal në ‘linjën e jetës’.

332425675 3401444333432451 6076644914979823600 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Tito ka treguar për periudhën kur ajo ka shkuar për të jetuar në Itali dhe për mungesën që po ndjen për familjen e saj.

Më pas, Kiara është befasuar nga babai i saj, një takim ky që u përcoll me shumë lot dhe emocione nga moderatorja.

332096122 492023046475364 5454903105861270863 n Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Pas takimit me Kiarën, babai i saj është takuar edhe me partnerin e moderatores me të cilin ajo ka krijuar një lidhje brenda shtëpisë, Luizin.

0DE34C0A FDB3 47A3 8C10 95C6BAFA3AF5 Foto: Screenshot/ Big Brother VIP Albania

Luizi në takimin me të atin e prezantueses fillimisht i ka kërkuar falje nëse ndonjëherë e ka mërzitur atë duke i thënë më pas se ka rritur një vajzë fantastike.

F73E26DB 26B7 408B 9D74 3304814A1942 Foto: Screenshot/ Big Brother VIP Albania

“Nuk kam qejf të bëj premtime me fjalë të mëdha, unë do ta dua siç e ke dashur ti. Do të bëj maksimumin për të dhe çdo sakrificë që ke bërë ti”, i tha Luizi babit të Kiarës.

Artisti shkodran tutje pranoi se ky ishte një prej momenteve më emocionuese që ka përjetuar në BBVA.

4EC51523 087C 4E68 B9B1 AB74BCA19EFA Foto: Screenshot/ Big Brother VIP Albania

Ndërkohë, babai i Kiarës në një mënyrë ka dhënë edhe miratimin e tij për lidhjen e çiftit. /Telegrafi/

C6C3C3E6 5582 4D31 8B30 68464C6FDC3A Foto: Screenshot/ Big Brother VIP Albania