"Kemi pasur krisje", Londrimi tregon pse Elijona dhe Klodi nuk ishin pjesë e ceremonisë së tij për promovimin e albumit


Ish-fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj, ka shënuar një moment të rëndësishëm në karrierën e tij muzikore me publikimin e albumit të parë.
Në një mbrëmje të organizuar në praninë e shumë të ftuarve, këngëtari lansoi projektet e reja muzikore, duke prezantuar këngët dhe videoklipet që përbëjnë albumin e tij debutues.
Një nga videoklipet që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte ai ku shfaqet ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce. Dyshja kanë realizuar skena mjaft të afërta dhe provokuese, të cilat nuk kaluan pa u komentuar nga të pranishmit dhe fansat në rrjetet sociale.
Gjatë një interviste të dhënë në kuadër të promovimit të albumit për "Artistët Shqiptarë", Londrimi foli edhe për raportet e tij me ish-banorët e Big Brother VIP Kosova. Ai u ndal veçanërisht te Eliona dhe Klodi, duke treguar se ata munguan në këtë ngjarje pavarësisht se kishin marrë ftesë për të qenë pjesë e saj.
- YouTube youtu.be
Këngëtari komentoi gjithashtu marrëdhëniet që vazhdon të ketë me banorët e tjerë të formatit të famshëm televiziv, duke folur për miqësitë dhe kontaktet që ka ruajtur edhe pas përfundimit të spektaklit.
Përveç karrierës artistike, Londrimi preku edhe tema nga jeta e tij personale, duke ndarë disa detaje me publikun dhe duke treguar më shumë rreth periudhës që po kalon pas suksesit të arritur në Big Brother VIP Kosova.
Publikimi i albumit të parë konsiderohet një hap i rëndësishëm për Mekajn, i cili pas fitores në reality show ka vendosur të fokusohet në muzikë dhe të ndërtojë rrugëtimin e tij në skenën shqiptare. /Telegrafi/














































