LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha uron Monika Kryemadhin për postin e kryetares së LSI-së (Foto)

Bebe Rexha uron Monika Kryemadhin për postin e kryetares së LSI-së (Foto)
Ajo mbetet ndër artistet më të angazhuara...

Bebe Rexha ka shprehur lëvdata për Monika Kryemadhin, duke e uruar atë për pozitën e kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

Monika Kryemadhi është zgjedhur kryetare e Lëvizjës Socialiste për Integrim (LSI), duke u bërë femra e parë që emërohet në një pozitë të tillë.


Gjithçka rreth Bebe Rexhës (Foto)
Lexo po ashtu Gjithçka rreth Bebe Rexhës (Foto)

Kjo nuk ka kaluar pa u uruar nga Bebe Rexha, e cila në rrjetin social Instagram ka përgëzuar Monikën.

“Dua të përgëzoj kushërirën time Monika Kryemadhi që është bërë femra e parë që ka udhëhequr një parti politike në Shqipëri. SA krenare. Unë e di se do të bësh më të mirën për Shqipëriën. #FuqiaeFemrës”, ka shkruar Bebe Rexha në postimin e saj në rrjetin social Instagram.

https://www.instagram.com/p/BWqT3DOAHn2/?taken-by=beberexha

Ky urim nga superylli vjen para një udhëtimi të saj në Greqi, ku kaloi mbi qiellin shqiptar gjë për të cilën ka postuar po ashtu në InstaStory.

Bebe Rexha mbi qiellin shqiptar

Bebe Rexha mbetet një nga artistet më të suksesshme të kohës me shumë hite që po pëlqehen anë e mbanë botës. /Telegrafi/