LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha shkruan për turbulencën e frikshme që përjetoi gjatë udhëtimit drejt Shqipërisë

Bebe Rexha shkruan për turbulencën e frikshme që përjetoi gjatë udhëtimit drejt Shqipërisë
Bebe Rexha (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images for Disney/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka udhëtuar drejt Shqipërisë, për t’i vizituar nga afër të prekurit nga tërmetet dhe t’i dërgojë fondet e grumbulluara për t’i ndihmuar të mbijetuarit. 

30-vjeçarja ka treguar se është nisur nga New Yorku, ndërsa burimet e Telegrafit bëjnë të ditur se arritja e saj drejt Tiranës është bërë përmes Romës.


Bebe Rexha para nisjes drejt Shqipërisë: Ndoshta do t'i ndërtojmë dy shtëpi, dua t'i vë në duart e duhura mjetet e grumbulluara
Lexo po ashtu Bebe Rexha para nisjes drejt Shqipërisë: Ndoshta do t'i ndërtojmë dy shtëpi, dua t'i vë në duart e duhura mjetet e grumbulluara

“Turbulenca më e keqe që e kam përjetuar qe një kohë shumë të gjatë. O Zot. Nuk e di edhe sa mund të duroj”, ka shkruar Bebe në një postim në IsntaStory.

(Foto: InstaStory/beberexha)

Ajo do të qëndrojë vetëm një ditë në vendin amë, ndërsa është zotuar që përmes fondeve të grumbulluara të ndihmojë në ndërtimin e një apo dy shtëpive.

“Objektivi im për këtë udhëtim është që të ngre vetëdijen përmes mediave në gjithë botën dhe të siguroj më shumë ndihmë për vendin dhe të gjej zgjidhjen më të mirë për paratë që i kemi grumbulluar , në mënyrë që të përdoren në mënyrën më të mirë”.

“Ndoshta do të ndërtojmë një shtëpi ose dy, nuk e di, do të shohim sa kushton dhe dua t’i vë në duart e duhura”, kishte deklaruar këngëtarja para nisjes drejt Shqipërisë. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori