LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha shkëlqen në performancën hapëse të ndeshjes së futbollit amerikan në Ditën e Falënderimeve

Bebe Rexha shkëlqen në performancën hapëse të ndeshjes së futbollit amerikan në Ditën e Falënderimeve
Foto: Getty Images

Bebe Rexha pati një shfaqje të mrekullueshme ndërsa performoi në pjesën e parë në ndeshjen e futbollit Detroit Lions kundër Buffalo Bills në Detroit, Michigan në Ditën e Falënderimeve.

33-vjeçarja vuri në pah linjat e saj në një palë pantallona të zeza të ngushta teksa dominonte skenën me trupën e saj të kërcimtarëve.

Rexha i kombinoi pantallonat e saj seksi me një xhaketë motorike të zezë me vezullim me supe këndore, shkruan DailyMail.


Një rrip i ngjitur i mbërthyer në belin e Bebes, ndihmoi në ekzagjerimin e kornizës së saj trupore.

Për të nxjerrë në pah bustin e saj të bollshëm, këngëtarja ishte kujdesur që t’i lint pak vend imagjinatës te pjesa e dekoltesë.

Ajo kishte mbathur një palë çizme me shkëlqim të gjata deri tek gjuri për të kompletuar pamjen e saj skenike.

Flokët bionde Bebe Rexhës ishin lënë të lirshme, duke krijuar një siluetë voluminoze.

Faqet e saj ishin të pluhurosura me bluzë koralesh dhe buzët e saj ishin të lyera me një nuancë të lehtë ngjyrë kremi.

Interpretuesja e hitit “I’m a mess” ishte e rrethuar nga valltarë meshkuj dhe femra, të gjithë të veshur me xhaketë lëkure ngjyrë blu dhe pantallona të ngjashme.

Trupa e kërcimtarëve të këngëtares shqiptare kishin gjithashtu nuanca argjendi futuriste gjatë koreografisë së tyre.

Ajo performoi edhe përkrah David Guettas, me të cilin publikoi një duet këtë vit të titulluar “I’m Good (Blue)”.

Bebe Rexha performoi në stadium para 65,000 personave dhe mijëra të tjerëve që e panë ndeshjen nga ekrani.

Buffalo Bills përfunduan duke e fituar ndeshjen në rezultat 28-25.

Bebe Rexha mbërriti në Detroit dy ditë para performancës, më datë 22 nëntor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori