LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha po i zë vendin Rita Orës? (Foto)

Bebe Rexha po i zë vendin Rita Orës? (Foto)

Bebe Rexha ka publikuar videon e këngës së saj të re, ‘No Broken Hearts’. Një këngë alla ‘limonatë’, me party, kërcim dhe moskokëçarje. Krejt ndryshe nga këngët e mëparshme të saj. Edhe look-u i ri shfaq një Bebe tjetër por mesa duket, duhet të jesh bjonde si Rita Ora nëse je një shqiptare që kërkon suksesin në Amerikë.

Gjatë 2016-ës, këngëtarja me origjinë nga Dibra e Madhe ka shfaqur një ndryshim rrënjësor në imazhin e saj. Nga një vajzë cool që këndonte rock dhe elektronike, me flokët e saj natyralë, Rexha tani ka imazhin e një artisteje tipike pop.


Në videoklipin e këngës ‘No Broken Hearts’ ajo shfaqet me flokë platin, buzë të kuqe, dhe një stil që na kujton shumë Rita Orën. Look-u me flokët e lagur, skenat e kërcimit dhe shumë, shumë lëkurë. Nëse mendoni se Rita është treguar tepër provokuese me të pasmet, duhet të shikoni Beben, shkruan anabel.al

Deri më tani, Bebe ka qënë e njohur si kompozitore e disa këngëve të suksesshme në Amerikë, mes tyre edhe ‘Monster’ e Rihanna-s dhe Eminem. Por që prej adoleshencës, ajo është përpjekur me shumë përkushtim të arrijë suksesin si kantautore solo, duke publikuar disa videoklipe e megjithatë, pa arritur boom-in e madh. Por këtë vit, fotot dhe këngët e saj tregojnë se e ka zbuluar sekretin. Dhe se ndoshta është gati t’i zërë vendin Rita Orës, e cila nuk i ka punët aspak mirë me producentët e saj.

Poza, ngjyra e flokëve dhe koncepti i Rita Orës. Por s’është për ta krahasuar apo për ta ‘fajësuar’; Bebe Rexha nuk është artistja e parë që i dorëzohet flokëve bjondë për të hyrë në tregun muzikor amerikan. Shakira ishte dikur një brune tipike kolumbiane, që këndonte këngë me kitarë por nuk do të kishte një ‘Whenever Wherever, nëse ajo nuk do të ishte bërë bjonde. Britney Spears u bë e njohur si ‘bjondja e ëmbël e Amerikës’, por nuk ka qënë gjithmonë e tillë. Beyonce. Për të mos folur për Marilyn Monroe, një legjendë që ndoshta do të na kishte munguar, nëse nuk do të kishte kryer ‘bjondëzimin’ magjik./Telegrafi/

5b3591a487b8d39c934fb37c17a764dc
60c2df227a59822b8abfb4840e0d4055
c4e2d724911ec06c357d0919f8dbf770
da281e5347d6ecf80e09eda67dff1389
f10ae677f05994155a4cbc0a9349e842