LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha, një damë e vërtetë në mbrëmjen humanitare të amfAR në Los Angeles

Bebe Rexha, një damë e vërtetë në mbrëmjen humanitare të amfAR në Los Angeles
Foto: Getty Images

Alessandra Ambrosio, Paris Jackson, Camila Mendes dhe Jenna Dewan ishin vetëm disa nga figurat e industrisë së profilit të lartë që morën pjesë në mbrëmjen gala të amfAR 2021 në Los Angeles të enjten në mbrëmje.

E mbajtur në Qendrën e Dizajnit të Paqësorit, ngjarja vjetore e mbushur me yje synon të mbledhë fonde për kërkimin, parandalimin, edukimin dhe mbrojtjen e politikave publike të lidhura me AIDS-in.


Pjesë e kësaj mbrëmje si e ftuar speciale ka qenë edhe artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, shkruan DailyMail.

32-vjeçarja risolli magjinë e Hollywoodit të vjetër në tapetin e kuq të eventit, duke u shfaqur me një fustan të zi të gjatë deri në dysheme me një peliqe të bardhë, e cila i kombinohej mjaft bukur veshjes.

Gjoksi i fustanit të këngëtares ishte stolisur me perla që përputheshin me vathët në veshët e saj në formë ‘M’ nga marka e njohur ‘Moschino’.

Flokët bionde të drejta të Rexhës ishin të ndara në njërën anë dhe të dizajnuara në stilin e valëve.

Për aksesorë, bukuroshja me prejardhje shqiptare zgjodhi një palë doreza të bardha deri në krahë dhe një palë byzylykë me perla.

Pas tapetit të kuq, Bebe Rexha ndryshoi veshjen, duke u shfaqur me një fustan të kuq me mnaterial transparent, të cilin e veshi për t’u paraqitur në skenë, ku do të performonte si mysafirja speciale e mbrëmjes.

Ajo ishte gjithashtu e mbështjellë me një pallto të kuqe që e bënte të dukej edhe më atraktive.

Grupi ‘One Republic’ dhe Bebe Rexha performuan në gala mbrëmjen, e cila gjithashtu bëri homazhe për të ndjerin Arlen Andelson dhe nderoi rrjetin social TikTok për mbështetjen e komuniteteve globalisht gjatë gjithë pandemisë COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Kalo në kategori