LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha: Në fund të shtatorit vjen videoklipi im i ri (Video)

Bebe Rexha: Në fund të shtatorit vjen videoklipi im i ri (Video)

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel këngëtarja Bebe Rexha, e cila një natë më parë ndezi kryeqytetin në koncertin e saj live të mbajtur në sheshin “Nënë Tereza”, ka rrëfyer se fansat shqiptare janë të preferuarit e saj.

“Është e mrekullueshme të jesh këtu. Unë jam shqiptare edhe familja ime gjithashtu. Unë kam lindur në Nju Jork, por jam në vendin tim tani dhe të jesh këtu është eksperiencë e mrekullueshme. Fansat në Shqipëri më thërrasin në shqip “Bebe Rexha, Bebe Rexha”. Ata janë të preferuarit e mi. E dua shumë muzikën. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të performosh para një grupi njerëzish e kur ata këndojnë me ty, kjo është ndjenja më e bukur që përjeton”, shprehet Bebe Rexha.


Bebe Rexha, ndonëse vetëm 26 vjeç, është e njohur për bashkëpunimet e saj me emra të njohur të muzikës si Nicky Minaj e David Guetta. Për mikrofonin e Top Channel, Rexha ka rrëfyer historinë e hitit “Monster”, për të cilin tregon se pa nismën e Eminem nuk do t’ia kishte dalë.

“Ka një histori shumë interesante. Kur kompozova “Monster”, po përpiqesha të lidhesha me shtëpitë diskografike. Kontaktova disa prej tyre, por asnjëra nuk e pëlqeu këtë këngë. Eminem e dëgjoi atë dhe ishte ai që shfaqi dëshirën të kishte këngën ndaj ia dhashë atij. Falë tij kjo këngë u bë shumë e njohur”, tregon këngëtarja.

Për fansat e saj, Rexha ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë për publikun me një album të plotë, transmeton Top Channel.

“Sapo kam përfunduar xhirimet për videoklipin e ri, i cili do të jetë gati pas dy javësh. Gjithashtu po punoj për albumin tim, i cili do të ketë të gjitha këngët e mia e do të jetë gati në tetor. Titullin nuk po ua zbuloj, por po ju them se është një album shumë special për mua”, u shpreh Bebe Rexha.

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori