LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha kundër ‘photoshop’-it: I dua të pasmet e mia të mëdha, nuk kam ndërhyrje dhe kam frikë nga “brisku”

Bebe Rexha kundër ‘photoshop’-it: I dua të pasmet e mia të mëdha, nuk kam ndërhyrje dhe kam frikë nga “brisku”
Bebe Rexha (Foto: Josh Lefkowitz/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është shumë e hapur në intervistat që jep.

Të premten, ajo arriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles-it, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


29-vjeçarja ishte veshur e gjitha në të zeza kur u tha fotografëve se ajo e donte lëkurën në të cilën ishte.

Bebe Rexha shkëlqen në kopertinën e revistës së famshme italiane, "Grazia"
Lexo po ashtu Bebe Rexha shkëlqen në kopertinën e revistës së famshme italiane, "Grazia"

“Unë e dua trupin tim dhe i dua të pasmet e mia të mëdha” tha ajo gjatë një intervistë për TMZ-së, duke shtuar: “Unë jam mbi Photoshop-in”.

Dhe kur u pyetën se çfarë mesazhi do të donte t’u jepte fansave të saj në lidhje me trupin e tyre, ajo këshilloi mospërputhjen me standardet e larta të shoqërisë.

“Duaje trupin tuaj, mos u përshtatni me shoqërinë, sepse ata do t’ju tradhtojnë gjithsesi. Vetëm jeni vetvetja”.

Kjo deklaratë e Bebe Rexhës vjen vetëm pak javë pasi ajo publikoi në Instagram një fotografi me bikini, duke treguar format e saj të vërteta trupore.

Këngëtarha e hitit “Meant to be” gjithashtu muajin e kaluar ishte në kopertinën e revistës së famshme amerikane, “Health”.

Ajo tha në intervistën e dhënë për revistën se mendonte se ishte ‘qesharake’ kur njerëzit thonin se ajo kishte kirurgji plastike, për më tepër që ajo i frikësohet “briskut”.

“Unë mendoj se thashethemet janë qesharake,” tha ajo.

“Miku im është një stilist, dhe ai punon me njerëz të tjerë në industri, dhe ata kanë folur për prapanicën time të trashë, duke mos ditur se ajo është shoqja ime më e mirë”, ka thënë Bebe Rexha.

Bebe Rexha nuk i shpëton trendit të efekteve të SnapChat, pozon në versionin "mashkull" pranë babait të saj
Lexo po ashtu Bebe Rexha nuk i shpëton trendit të efekteve të SnapChat, pozon në versionin "mashkull" pranë babait të saj

Ajo vazhdoi: “Ata janë si: “Është kaq e rreme”, ndërsa stilisti u përgjigjet duke thënë: “E kam njohur këtë vajzë gjithmonë, ajo prapanicë nuk është e rreme”. Unë kurrë nuk kam bërë prapanicën time. Unë kurrë nuk kam bërë hundën time”, ka deklaruar këngëtarja me prejardhje shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori