LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha fiton çmimin për “Këngën më të mirë country” në mbrëmjen e madhe, “Billboard Music Awards”

Bebe Rexha fiton çmimin për “Këngën më të mirë country” në mbrëmjen e madhe, “Billboard Music Awards”
Bebe Rexha (Foto: Rich Fury/Getty Images/Guliver)

Është mbajtur në mbrëmjen e 1 majit nata e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Billboard Music Awards”.

Ky festival shpërbleu me më së shumti çmime rap-artistët Cardi B dhe Drake, të cilët njëherësh ishin edhe më të nominuarit.


Në “Billboard Music Awards” këtë vit pati edhe një fituese shqiptare, e ajo ishte Bebe Rexha, kënga e së cilës u nderua me çmimin “Top këngët më të mira të zhanrit country”.

Bebe Rexha (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Bëhet fjalë për këngën “Meant to be”, të cilën ajo e këndon në bashkëpunim me Florida Georgia Line – këngë e cila qëndroi gjatë në top listat amerikane, madje vitin e kaluar ajo u shpall nga Billboard si kënga e tretë me kërkuar e vitit.

Të gjitha çmimet në "Billboard Music Awards 2019"
Lexo po ashtu Të gjitha çmimet në "Billboard Music Awards 2019"

Ishte pikërisht kjo këngë, e cila i ka dhënë nominimet këngëtares edhe në ngjarjet e tjera të rëndësishme si “Grammy”, “MTV Video Music Awards”, “MTV EMA”, “iHeart Radio Music Awards”, etj.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare nuk mundi të jetë prezente për të tërhequr çmimin e saj, megjithatë përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo tregoi se u ndje shumë e lumtur dhe e nderuar për këtë çmim.

Në kategorinë “Top këngët më të mira të zhanrit country”, “Meant to be” e artistes shqiptare Bebe Rexha, la pas këngët si: “Heaven” nga Kane Brown, “She Got the Best of Me” nga Luke Combs dhe këngët “Speechless” dhe “Tequila” nga Dan + Shay. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Jon Kopaloff/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Magazina
Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Dafina Zeqiri pranon dhuratë simbolike nga gjenerali i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Magazina
Kalo në kategori