eksperti-banner

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, ditën e sotme (e diel) feston ditëlindjen e 31-të.

Këngëtarja, e cila ka filluar karrierën në moshë të re, po vazhdon të jetë emër shumë i pëlqyer dhe i kërkuar gjithandej botës.


Ndonëse ky vit ishte më pasiv për yllin nga Dibra, ajo ka arritur të qëndrojë në vëmendje të fansave me imazhe e video të ndryshme që ka ndarë në rrjetet sociale.

Bebe Rexha Indira Cesarine The Untitled Magazine Issue 8 preview Bebe Rexha

Rikthehemi pak te jeta familjare dhe karriera e yllit shqiptar:

Bebe Rexha, emri i vërtetë i së cilës është Bleta Rexha, është lindur e rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga dy prindër shqiptarë.

Babai i saj, Flamur Rexha, është me prejardhje nga Dibra e Maqedonisë së Veriut, kurse nëna e saj vjen nga Gostivari.

E njëjta ka filluar te merret me muzikë qysh herët, por famën më të madhe e arriti si kompozitore e “The Monster” të interpretuar nga Rihanna dhe Eminem, që më pas i hapën rrugë të madhe drejt një karriere të bujshme në tregun ndërkombëtar.

22beberexha3105a Bebe Rexha

Përgjatë këtyre viteve, ajo solli një sërë hitesh e projektesh të suksesshme dhe disa prej tyre janë: “Meant to Be”, “I Got You”, “Say my my name”, “In the Name of Love”, “I’m a mess”, “Me, Myself & I”, “The Way I Are”, “I’m Gonna Show You Crazy”, “Last Hurrah”, “Harder”, “You Can’t Stop the Girl”, “Not 20 Anymore”.

Biondja ndër tjerash ka qenë pjesë e evenimenteve të mëdha të muzikës dhe ka rrëmbyer çmime të shumta.

Më poshtë, ua sjellim disa pamje të artistes shqiptare ndër vite:

BebeRexhaHardRockCallingDayTwo75Qwm2kkVHsl Bebe Rexha

5e257d49149c56e663e6878029c3e1b4 Bebe Rexha

6b12aca3b63943f9b136a1cff0c9f56a Bebe Rexha

88383958 bebe rexha at the 2017 mtv video music awards held at the forum in inglewood usa on august 27 2017 Bebe Rexha

l Bebe Rexha

BebeRexha2018AmericanMusicAwardsArrivalsHWcvP3kmQbAl Bebe Rexha

640 0 5d95c835e977d Bebe Rexha

ny 1548196263 brdpr3qzap snap image Bebe Rexha

Bebe Rexha at 2020 Grammys scaled Bebe Rexha

Për të mos harruar, vlen të ceket që Bebe Rexha e do shumë popullin shqiptar dhe tashmë e ka theksuar se ndihet krenare për origjinën e saj. /Telegrafi/