LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha e shokuar pas gjetjes së trupit të Naya Riveras: Kisha kënaqësinë ta njihja nga afër, ishte tejet e dashur

Bebe Rexha e shokuar pas gjetjes së trupit të Naya Riveras: Kisha kënaqësinë ta njihja nga afër, ishte tejet e dashur

Policia e Qarkut të Venturas raportoi të dielën se u gjet një trup në liqenin Piru, në Kaliforni.

Mjekësia ligjore vërtetoi se trupi në fjalë është i aktores së ndjerë, Naya Rivera, e cila rezultonte e zhdukur në këtë liqen prej të mërkurës.


Aktorja e cila ishte një nga yjet e serialit “Glee”, u raportua e vdekur në orët e para të së hënës, teksa ngushëllime për humbjen e saj kanë shprehur yje të shumtë, emra të njohur të Holywoodit.

Konfirmohet: Trupi i gjetur në Liqenin Piru është ai i aktores Naya Rivera
Lexo po ashtu Konfirmohet: Trupi i gjetur në Liqenin Piru është ai i aktores Naya Rivera

Njëra ndër to është edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, e cila që nga dita e zhdukjes, ka shprehur lutjet e saj në rrjetet sociale për gjetjen sa më të shpejtë të aktores tashmë të ndjerë.

Pas marrjes së lajmit për konfirmimin e trupit, Bebe Rexha, duket se ka ngelur e shokuar nga kjo ngjarje, teksa nuk ka hezituar t’i bëjë një dedikim në rrjetin social Twitter.

“Ky është një makth absolut. Kisha kënaqësinë të haja darkë me të një herë pas një seance regjistrimi që ne bëmë së bashku dhe ajo ishte një dashamirëse absolute. Zemra ime shkon pranë familjes dhe miqve të saj. Shpresoj të jem mjaftueshëm me fat që të takoj në parajsë. Pusho në paqe Naya Rivera”, ka shkruar 30-vjeçarja në Twitter.

Artistja Rexha u lajmëruar edhe në Instagram, duke publikuar në InstaStory një imazh të Riveras me djalin e saj katër vjeçar, i cili për fat të mirë ka shpëtuar, pasi edhe ai ndodhej atë ditë në varkë me nënën e tij në liqen.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Zemërthyer, pusho në paqe”, ka shkruar Bleta (emri i vërtetë këngëtares), në mbishkrimin e fotografisë trishtuese të ndarë me 10.3 milionë ndjekësit e saj në Instagram. /Telegrafi/

Bebe Rexha (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori