LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohet: Trupi i gjetur në Liqenin Piru është ai i aktores Naya Rivera

Konfirmohet: Trupi i gjetur në Liqenin Piru është ai i aktores Naya Rivera

Policia thotë se duket se Naya Rivera ‘kishte energji të mjaftueshme për ta rikthyer djalin e saj në varkë, por jo sa duhet për të shpëtuar veten’, pasi konfirmoi se trupi i yllit të serialit “Glee”, Naya Rivera u gjet në Liqenin Piru të hënën.

Rivera u zhduk të mërkurën pasdite gjatë një shëtitje me varkë me djalin e saj katër vjeçar Josey. Ai u gjet në gjumë me jelekun e tij të shpëtimit në pontonin e tyre por nuk kishte asnjë gjurmë të 33-vjeçares, shkruan DailyMail.


Sherifi i Qarkut të Venturas, Bill Ayub tha në një konferencë shtypi të hënën pasdite: “Ajo duhet të ketë pasur energji të mjaftueshme për ta rikthyer djalin e saj në varkë, por jo mesa duhet për të shpëtuar edhe veten”.

Naya Rivera dhe djali i saj (Foto: Gregg DeGuire/Getty Images/Guliver)

Ajo dhe djali i saj kishin zbritur nga varka dhe kishin shkuar për të notuar. Djali u tha hetuesve se nëna e tij e ndihmoi atë të kthehej në varkë por kur ai shikoi mbrapa, pa që ajo u zhduk në ujë, tha Eyub.

Më herët të hënën, Sherifi i Qarkut të Venturas njoftoi se një trup ishte tërhequr nga uji.

Sherifi tha që ndërsa një autopsi dhe një identifikim zyrtar janë në pritje, rrethanat nga vendndodhja e trupit deri në faktin se askush tjetër nuk është raportuar i zhdukur në liqen, e bën departamentin ‘të sigurt se trupi që gjetëm është Naya Rivera’.

Ai tha se nuk kishte asnjë tregues për lojën e gabuar dhe asnjë indikacion se kjo ishte një vetëvrasje. Sherifi Eyub konfirmoi që një jelek i shpëtimit për të rritur ishte gjetur në varkë dhe se trupi i gjetur nuk posedonte jelek shpëtimi të veshur. Ai nuk kishte detaje nëse Rivera ishte në gjendje të notonte.

Eyub tha që noti lejohet në liqen, por që zakonisht përdoret për rekreacion ujor. Një peticion u fillua të hënën për të ndaluar notin ‘në këto ujëra të rrezikshëm’.

Kapiteni Eric Buschow konfirmoi të hënën pasdite se ishte trupi i Riveras dhe se familja ishte informuar.

Familja e aktores nxituan për në liqen të hënën në mëngjes dhe disa prej kolegëve të saj nga seriali “Glee”, përfshirë Heather Morris, ishin gjithashtu atje.

Ata mbanin duart në breg ndërsa prisnin më shumë informacion nga familja e yllit dhe nga autoritetet. Rivera u gjet në përvjetorin e shtatë të vdekjes së ish-bashkë-yllit të Naya, Cory Monteith.

Një oficer policie i Venturas tha për DailyMail se ishte pikëlluese dhe shkatërruese për ta të shikonin familjen në atë gjendje.

Javën e kaluar një nga skuadrat e zhytjeve sqaroi për DailyMail se gazrat e lëshuar nga një kufomë që dekompozohej nën ujë do të shkaktonin që ajo të ngrihej në sipërfaqe, zakonisht pas katër deri në shtatë ditë, përveç nëse kapet në degë ose ngatërrohet nga një bimë nën ujë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori