BDI sot ka kërkuar nga qytetarët që t'u bashkëngjiten para Gjykatës Kushtetuese "për mbrojtje të gjuhës shqipe".

"Nesër, më 11 dhjetor, në ora 09:00 para dite, ju ftojmë të bashkoheni me ne përpara Gjykatës Kushtetuese.


Ky është një moment vendimtar për të ardhmen e shtetit tonë multietnik dhe demokratik.

Të bashkuar dhe të qetë, le të dërgojmë një mesazh për rëndësinë e respektimit të barazisë, drejtësisë dhe vlerave demokratike", thuhet në njoftimin e BDI-së./Telegrafi/