LAJMI I FUNDIT:

Bayerni synon yllin e Arsenalit

Bayerni synon yllin e Arsenalit

Mbrojtësi spanjoll i Arsenalit, Hector Bellerin është bërë objektiv i gjigantit gjerman Bayern Munich.

21-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion në Ligën Premier dhe ka bërë kampionët e Gjermanisë që të shfaqin interesim për të.

Mediat në Gjermani kanë raportuar se Carlo Ancelotti e dëshiron spanjollin për edicionin e ardhshëm.


Për ta blerë Bayerni nga Arsenali yllin e ri spanjoll, do të duhet të paguaj rreth 30 milionë euro.

Bellerin shihet si zëvendësuesi adekuat i kapitenit të Bayernit Philipp Lahm. /Telegrafi/