LAJMI I FUNDIT:

Bayerni me vështirësi fiton te Schalke (Video)

Bayerni me vështirësi fiton te Schalke (Video)

Bayern Munichu ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Schalkes në Veltins Arena, në kuadër të javës së dytë në Bundesliga.

Bavarezët hynë në këtë takim pas fitores në javën e parë, sidomos golashënuesi Lewandowski, i cili hyri i motivuar për të shënuar.


Pjesa e parë ishte e balancuar, me dominim të Bayernit në posedim, por Schalke tregoi apetit për gol me kundërsulme të rrezikshme.

E njëjta tempo ishte në pjesën e dytë, por për dallim Huntelaar me një super gjuajtje qëlloi transversalen, shkruan Telegrafi.

Më pas edhe një rast lëshoi Bayerni, para se të vijë edhe goli hapës.

Në minutën e 82-të ishte Lewandowski ai që shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Schalkes për të shënuar për 1-0 dhe tri pikë të radhës për Bayernin. Ky ishte goli i katërt për dy javë për polakun.

Krejt në fund pas një kundërsulmi vrastar shënoi Joshua Kimmich për 2-0 dhe rezultatin përfundimtar.

Bayerni udhëheqë në Bundesliga me gjashtë pikë në dy javët e para. /Telegrafi/