Bayern Munich do të luaj në udhëtim te Wolfsburg ndeshjen e fundit këtë edicion në Bundesliga.

Kampionët e rinj të Gjermanisë pasi kanë siguruar titullin kanë luajtur më të relaksuar dhe nuk kanë marrë fitore në dy sfidat e fundit.

Në kuadër të xhiros së 34-të, Bavarezët kërkojnë të rikthehen te fitorja në udhëtim ndaj Wolfsburgit.

Ndërkohë vendasit nuk dinë për humbje në tri ndeshjet e fundit dhe synojnë t’i befasojnë bavarezët.

Formacionet zyrtare:

Wolfsburg: Casteels; Baku, Lacroix, Brooks, Van de Ven; Schlager, Arnold; Nmecha, Herhardt, Wind; Kruse

Bayern Munich: Neuer; Stanisic, Upamecano, Lucas Hernández, Davies; Kimmich, Musiala, Goretzka; Gnabry, Lewandowski, Müller.

Reklama

/Telegrafi/