LAJMI I FUNDIT:

Bayerni po konsideron transferimin e Nunezit të Bilbaos

Bayerni po konsideron transferimin e Nunezit të Bilbaos
Unai Nunez dhe Antoine Griezmann (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Bayern Munichu po shqyrton një tentim transferimi gjatë janarit për mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Unai Nunez, pas krizës në mbrojtje.

Niko Kovac tashmë është duke u përballur me probleme në mbrojtje, sidomos pas lëndimit të, Niklas Sule, i cili pritet të mungojë për gjithë pjesën e sezonit.


Kjo u përjetësua më tej pasi Lucas Hernandez iu nënshtrua operacionit të enjten pas një lëndimi të ligamentit të martën kundër Olympiacosit.

Lëndim i rëndë për Niklas Sulen, pritet t’i mungojë gjatë Bayernit dhe Gjermanisë
Lexo po ashtu Lëndim i rëndë për Niklas Sulen, pritet t’i mungojë gjatë Bayernit dhe Gjermanisë

Kjo e ka lënë Kovacin me vetëm një qendër mbrojtës si Jerome Boateng, edhe pse Javi Martinez, Benjamin Pavard dhe David Alaba të gjithë kanë përvojë të luajnë atë rol si dytësor.

Sidoqoftë, Bayern mund të mbetet i detyruar të ndërhyj në treg në fillim të vitit 2020 për të blerë një mbrojtësi të ri.

Nunez dhe Sergio Ramos (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit të njohur Goal.com, Nunez i Bilbaos është lojtari që drejtuesit e Bavarezëve kanë qenë duke monitoruar përparimin e për ca kohë dhe tashmë thuhet se kanë filluar bisedimet mes palëve.

Këto janë 10 rinovimet e mëdha të kontratave që po presin në tryezë për yjet e La Ligas
Lexo po ashtu Këto janë 10 rinovimet e mëdha të kontratave që po presin në tryezë për yjet e La Ligas

22-vjeçari ka bërë përshtypje të mirë me klubin bask, ndërsa së fundmi është ftuar edhe nga Kombëtarja e Spanjës.

Kontrata aktuale e Nunezit në San Mames shkon deri në fund të sezonit 2022-23 dhe përmban një klauzolë lëshimi prej 30 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori