LAJMI I FUNDIT:

Bayerni parakalon skuadrat italiane në garë për Bremer

Bayerni parakalon skuadrat italiane në garë për Bremer

Gleison Bremer është njëri nga mbrojtësit qendror më të mirë këtë edicion në elitën e futbollit italian Serie A.

Qendërmbrojtësi brazilian ka shkëlqyer me fanellën e Torinos në vitet e fundit, por forma që po kalon këtë vit ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha italiane dhe jo vetëm.


Milan, Inter, Juventus e Roma kanë shprehur interesim për të, por në adresë të Torinos kanë ardhur oferta edhe nga jashtë kufijve të Italisë.

Sport Bild ka raportuar se gjiganti gjerman Bayern Munich tani është favoriti kryesor për të nënshkruar me qendërmbrojtësin brazilian.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë ka bërë gati ofertën prej 50 milionë eurove për brazilianin, ofertë që po shqyrtohet nga Torino.

Bavarezët kanë mbetur pa Niklas Sule që do t’i bashkohet Dortmundit në verë, derisa Upamecano dhe Pavard nuk po bindin dhe kjo është arsyeja që synojnë afrimin e Bremer.

24-vjeçari këtë edicion ka shkëlqyer në Serie A, ku ka zhvilluar 23 takime, ka shënuar dy gola e një asistim.

Përveç skuadrave italiane dhe Bayernit, të interesuar për Bremer mbetën edhe ekipet angleze si Chelsea dhe Newcastle United. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve
Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Tifozët assesi të pajtohen me atë që Henry ka thënë për Mbappen

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori