LAJMI I FUNDIT:

Bayerni insiston për Hudson-Odoin, rritet oferta për talentin anglez

Bayerni insiston për Hudson-Odoin, rritet oferta për talentin anglez
LONDON, ENGLAND - APRIL 30: Callum Hudson-Odoi of Chelsea looks on during the FA Youth Cup Final, second leg match between Arsenal and Chelsea at Emirates Stadium on April 30, 2018 in London, England. (Photo by Linnea Rheborg/Getty Images)

Callum Hudson-Odoi llogaritet si njëri nga talentet më të mëdhenj anglez.

Sulmuesi anësorë ka debutuar këtë edicion me fanellën e Chelseat ndërsa ka dy vite që shkëlqen me grupmoshat e reja.


18-vjeçari falë paraqitjeve të tij ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Është kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich që po insiston për transferimin e anglezit në Bundesliga.

Bayern fillimisht kishte bërë një ofertë prej 15 milionë eurove, ofertë që ishte refuzuar nga Chelsea.

Callum Hudson-Odoi duke festuar golin e shënuar në Ligën e Evropës kundër PAOK-ut. (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Sipas asaj që ka raportuar ‘Sky Sports’, gjiganti gjerman tani e ka rritur ofertën për Hudson-Odoin.

Bavarezët tani kanë ofruar 25 milionë euro në drejtim të Chelseat për ta rrëmbyer sulmuesin këmbëshpejtë.

Vështirë që Chelsea do ta lë të lirë Hudson-Odoin, pasi ai llogaritet si njëri nga futbollistët më të talentuar jo vetëm në Angli.

18-vjeçari ka një kontratë me klubin londinez deri në verën e vitit 2020, mirëpo palët janë duke diskutuar për një kontratë afatgjate.

Hudson-Odoi këtë vit është paraqitur në gjashtë ndeshje me ekipin e parë ku ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime. /Telegrafi/