LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich i vendos çmim të kripur Kimmichit

Bayern Munich i vendos çmim të kripur Kimmichit

Klubi gjerman, Bayern Munich thuhet se i ka vendosur një çmim të lartë mesfushorit gjerman, Joshua Kimmich.

Kimmich është 29-vjeç tani dhe mbush 30-vjeç verën e ardhshme, gjë që e bën njeriun të pyesë veten pse Barcelona ose ndonjë klub tjetër do të paguante më shumë se 50 milionë euro për nënshkrimin e tij.


Megjithatë, sipas gazetës së besueshme gjermane Kicker, Bayern Munich ka vendosur një çmim të lartë prej 70-80 milionë euro për Kimmich.

Me sa duket, Bayern po rrit çmimin e kërkuar të Kimmich pasi ata nuk kanë ndërmend ta lënë atë të largohet gjatë verës.

Barcelona e do me çdo kusht një mesfushor në verë, ka gati listën e ngushtë me katër yje
Lexo po ashtu Barcelona e do me çdo kusht një mesfushor në verë, ka gati listën e ngushtë me katër yje

Mesfushori qendror konsiderohet lider në dhomat e zhveshjes së Bayernit dhe ka dëshmuar të jetë një performues efikas në disa pozicione.

Gjerman ishte një nga kërkesat e Xavit verën e kaluar, por Deco nuk pranoi duke përmendur financat e kufizuara të Barçës. E njëjta gjë ka të ngjarë të ndodhë verën e ardhshme.

Kimmich ka pasur një moment të vështirë me menaxherin në largim të Bayernit, Thomas Tuchel. Megjithatë, ai ka arritur të bëjë disa paraqitje mbresëlënëse, me 8 asistime dhe një gol pas 31 ndeshjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori