LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich planifikon bisedime të reja me kampin e Davies – Real Madridi po pret në derë

Bayern Munich planifikon bisedime të reja me kampin e Davies – Real Madridi po pret në derë

Teksa po i afrohemi çdo ditë e më shumë afatit veror të transferimeve, spekulimet lidhur me të ardhmen e Alphonso Davies po vazhdojnë të rriten mes interesimit të fortë nga ana e Real Madridit.

23-vjeçari i cili aktivizohet në pozitën e mbrojtësit të majtë, është objektivi kryesor i afatit kalimtar për ‘Los Blancos’ dhe ata tashmë janë duke punuar për transferimin e tij.


Bisedime të reja mes dy palëve do të mbahen

Gazetari Florian Plettenberg raporton se kampioni në fuqi i Gjermanisë ka planifikuar të mbajë bisedime të reja me kampin e Davies për të diskutuar rreth kontratës.

Bavarezët po i ofrojnë kanadezit një kontratë afatgjatë deri në 2029 me rritje të pagës, ku sipas kontratës së re ai do fitonte 11-13 milionë euro në vit.

Sidoqoftë, lojtari dhe kampi i tij nuk janë tërhequr nga kërkesat e tyre dhe po synojnë që të marrin 20 milionë euro në sezon. Në rast se dy palët nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë ‘Die Roten’ do të shesë Daviesin gjatë verës.

Real Madridi nuk do të shpenzojë shuma të mëdha parash për Davies

Më herët ishte raportuar që në rast shitjeje, Bayern Munichu me gjasë do të kërkonte 60-70 milionë euro për kartonin e Davies, shumë të cilën Real Madridi nuk e ka për qëllim që ta paguajë.

Le të largohet Alphonso Davies, Bayern Munichu ka gjet një top lojtar - vetëm 22 vjeçar
Lexo po ashtu Le të largohet Alphonso Davies, Bayern Munichu ka gjet një top lojtar - vetëm 22 vjeçar

Duke marrë parasysh faktin që Davies po hyn në vitin e tij të fundit të kontratës, ‘Los Blancos’ e shohin këtë shumë si të ekzagjeruar.

Për më shumë, raportimet nga Spanja nënvizojnë se lideri aktual i La Ligës nuk do të ofrojë më shumë se 40 milionë euro për kartonin e tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Kalo në kategori